TIRANË, 2 Dhjetor/ATSH- I. Vata/-Kryeministri Edi Rama, nëpërmjet një postimi në rrjetin social, ka publikur një album me foto, pjesë nga aktiviteti i Konventës së Shërbimit Social, duke folur për shlyerjen e borxheve ndaj personave me aftësi të kufizuar, pastrimin nga falsifikatorët të ndihmës ekonomike, per ta shndërruar shtetin nga ai i lëmoshës tek shteti në shërbim të qytetarëve.
"Gjatë Konventës së Shërbimeve Sociale duke folur për arritjet e këtij viti, që nga shlyerja e plotë e borxheve ndaj personave me aftësi të kufizuar deri tek pastrimi i skemës së ndihmës ekonomike nga mijëra falsifikatorë që përfitonin para të pamerituara, duke kaluar përmes një sërë rezultatesh mbresëlënëse të Ministrisë së Mirëqenies Sociale e Rinisë, në rrugën e shndërrimit të shtetit nga shteti i lëmoshës që gjetëm, tek shteti në shërbim të qytetarëve", shkruan Rama në postimin e tij. /a.ke/