Në përgjigje të pyetjes së një gazetarëve për propozimet e 8 anëtarëve të PS-së, kryeministri Edi Rama iu përgjigj se nuk ka socialistë të vjetër dhe për këtë ngjiti në skenë, "më të riun" prej tyre, Ziqiriun 100-vjeç.
"Dje më bëri një pyetje gazetare, lidhur me propozimet e disa socialistëve të tjerë, unë u thashë nuk ka socialist të vjetër dhe sot para se të filloj dua të sjell provën, për ata që nuk na njohin akoma. Dua të sjell një delegat që është i ri, por është i ri dhe si socialist. Është 100 vjeç. Çohuni në këmbë dhe duartrokiteni", tha Rama.
Lajmi kryesor:
Rama: Në 2021 paga minimale 30 mijë lekë! Amnisti për pasuritë e padeklaruara ose ju pret OFL-ja! Tregoni xhepat
