Rama: Një kandidat për kryebashkiak në Shkodër që meriton respekt! Në Durrës besojmë tek fuqia e gruas

Kryeministri Edi Rama i ka quajtur kandidatura potenciale për një qeverisje vendore të re me standarde emrat e propozuar nga Partia Socialiste për në garën elektorale të 30 qershorit 2019.

"Kandidatura me potencial real për një qeverisje vendore të re me standarde sipas ambicies sonë që besoj është e lexueshme në bashkitë që kemi qeverisur deri më sot, ashtu sikundër më vjen mirë që përsëri kemi vendosur përpara gjykimit të qytetarëve, skuadra të këshillave me 50% gra dhe vajza dhe 50% burra dhe djem në gjithë Shqipërinë", tha kreu i qeverisë gjatë komunikimit me gazetarët në një konferencë.

Shefi i mazhorancës nisi të vlerësojë një më një kandidatët për kryebashkiakë, duke e nisur me Shkodrën, konsideruar një bastion i djathtë që aktualisht qeveriset nga kryebashkiakja Voltana Ademi. Bëhet fjalë për Vladrin Pjetrin. Më tej përmendi edhe Durrësit, si një rast të veçantë që pas tre mandateve të Vangjush Dakos, vjen si kandidaturë një grua, Valbona Sako.

"Jam shumë i kënaqur me kandidaturën që i kemi propozuar komunitetit shkodran. Një individ që meriton të gjithë respektin dhe vlerësimin tonë, edhe timin, pasi e kam njohur në kryerjen e disa detyrave të rëndësishme, që i përket atij komuniteti si gjenerata e re e një familje me rrënjë të thella në Shkodër.

Besoj që i kemi dhënë Kukësit kandidatin e duhur për të bërë një ndryshim të rëndësishëm në atë bashki, një personazh i mirënjohur për komunitetin dhe që më parë në detyrën e prefektit të Kukësit ka dhënë prova të mjaftueshme për tu vlerësuar si administrator i aftë.

Në tërësi kandidaturat në zonat ende më të prapambetura të vendit për 1 mijë e 1 arsye që dihen, dhe posacërisht në zonat pak më të thella, që nga Tropoja e deri në Konispol, janë kandidatura që meritojnë të konsiderohen me vëmendjen dhe të votohen nga shumica e komuniteteve përkatëse.

Në Durrës kemi vendosur të besojmë tek fuqia e gruas. Një zonjë që për rreth 6 vjet në mos gabohem ka drejtuar Tatimet në zonën e Durrësit dhe për të cilën asnjëherë nuk ka pasur asnjë ankesë e jo më pastaj arsye të qënësishme për të vënë në dyshim integritetin, që e provojnë rezultatet e spikatura të asaj drejtorie Tatimore. Një ekonomiste që është e njohur në gjithë familjen tonë politike prej shumë vitesh, por që besoj se do të njihet.

Për të vazhduar me dëshirën me të njëjtën gjë që kemi bërë ku rezultatet janë të prekshme, edhe në ato bashki ku nuk kemi qeverisur, mendoj se kemi bërë zgjedhje të bukura dhe në Devoll.

Një bashki tradicionalisht djathtas, por që ka një potencial të madh dhe end të pashfrytëzuar, pa harruar edhe bashki të tjera. Selenica është një bashki e vogël. Jastëku i Vlorë ku ne po punojmë shumë, për një zhvillim rural  të konsideruar për atë potencial që ajo ka. Prej para pak kohësh, ajo ka përjetuar një izolim total për shkak të mungesës së rrugës.

Apo bashki si Cërriku, apo Prrenjasi, janë drejtuar deri më sot nga kryebashkiak që i kemi mbështetur dhe ne, por që i përkasin një kulture të ndryshme nga ne. Diferenca mes bashkive të drejtuara nga ne dhe PS e dukshme. Jemi në kushtet kur mund t'i shohim në sy qytetarët dhe kemi vendosur një numër kandidatësh që meritojnë të mbështeten", tha kryeministri.  


Lajmi kryesor:

Rama: Gati për dialog me Bashën (jo Kryemadhin), por asnjë negociatë: 30 Qershori nuk lëviz


G.M./b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Basha për takimin dhe antimitingun në Londër: Turp e faqja e zezë për Ramën dhe Berishën! Ata i duan shqiptarët mish për top, pazare dhe për pushtetin e tyre

Basha për takimin dhe antimitingun në Londër: Turp e faqja e zezë për Ramën dhe Berishën! Ata i duan shqiptarët mish për top, pazare dhe për pushtetin e tyre