Bakoyannis: Marrëveshja e detit me Shqipërinë në 2009 u prish nga Turqia! Rama: Nuk e njihja Erdogan atëherë, s'është anti- grek

Bakoyannis: Marrëveshja e detit me Shqipërinë në 2009 u prish nga Turqia! Rama: Nuk e njihja Erdogan atëherë, s'është anti- grek

1600249145_rama77.jpg

Në përgjigje të akuzës së ish- ministres së jashtme, Dora Bakoyannis, kryeministri Edi Rama ka sqaruar se nuk ka pasur asnjë ndërhyrje nga Turqia për marrëveshjen 2009. Ai tha se Erdogan nuk është anti-grek, duke shtuar se kur e  çoi marrëveshjen për detin në Kushtetuese, nuk e njihte, e kurrsesi nuk kishte si të ndikonte.

"Ne jemi në partneritet strategjik me Greqinë dhe Turqinë. Shqipëria nuk është mes dy zjarreve. Unë besoj që ka absolutisht në këtë marrëdhënie që të bëhet e dobishme edhe për Europën sepse Turqia është është kyçe për sigurinë e Europës. Presidenti turk nuk është një politikan anti-grek dhe nuk ka dyshim që e shkuara ka treguar që kur ka një vullnet, ka dhe zgjidhje, dialog i mirëfilltë. Asgjë nuk është e lehtë, por gjithçka mundur. Në 2009 asnjëherë nuk e kisha takuar dhe folur prej presidentit Erdogan, nuk kishim asnjë raport dhe vendosëm që marrëveshjen ta çonin më Gjykatë për një arsye shumë të thjeshtë, kishte një debat në opinionin publik, Kjo është një marrëveshje që është parandaluar nga ndërhyrja e Turqisë. Kjo është e pavërtetë dhe mund ta hedh, asnjëherë në asnjë takim me presidentit Erdogan nuk kam dëgjuar prej tij që kjo marrëveshje ka ndonjë interes për Turqinë. Kjo është e vërteta.  I jam shumë mirënjohës Mitsotakis dhe Denia sepse kanë pasur një qëndrim shumë kontruktiv dhe e kanë shfaqur vullnetin pa u dashur që të kthehemi pas sikur nuk ka ndodhur asgjë, por duke vlerësuar situatën aktuale dhe duke pasur një mendje të qartë. COVID në spitale ne kemi shqiptar dhe njerëz nga pakicat greke po përballen me të njëjtin rrezik na duhet që t'i shohim popujt tanë në vendin e gjithsecilit si një thesar dhe duhet ta ruajmë këtë potencial të jashtëzakonshëm", tha Rama në përgjigje Bakoyannis. 

Ish-ministrja e Jashtme greke, Dora Bakojani ishte një nga firmëtaret e marrëveshjes detare me Shqipërinë në 2009-ën. Ajo tha se ishte mërzitur kur në 2009 u rrëzua marrëveshja e detit nga Gjykata Kushtetuese. “Jam unë ajo që kam nënshkruar këtë marrëveshje, u mërzita shumë kur mora vesh vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Me vjen keq që pas kaq vitesh nuk kemi një marrëveshje mes dy vendeve. Për të qenë e sinqertë që ndërhyrjet e palëve të treta në këtë marrëveshje ka qenë e madhe. Të gjithë e dimë që Turqia nuk e ka dashur këtë marrëveshje. Unë njihem në Greqi si një nga mbështetësit e dialogut mes Greqisë dhe Turqisë. Shpresoj që presidenti Erdogan do bëj të gjitha përpjekjet e nevojshme që të mos përshkallëzojë tensionet dhe të ndryshojë retorikën. Unë e njoh prej vitesh dhe ai duhet të kuptojë se kjo nuk është një mënyrë e suksesshme për të bërë politike. Duhet ti kthehemi tryezës së dialogut. Ti drejtohemi Gjykatës ndërkombëtare për këtë çështje. Unë shpresoj që kjo çështje është e qartë dhe i shumicës së vendeve të Mesdheut, shpresoj që fryma mes tre vendeve të mbizotërojë”, tha ajo.


Lajmi kryesor:

'Marrëveshja e detit në 2009 në Kushtetuese'/ Rama- Bakoyannis-it: S'ka pasur ndërhyrje nga Turqia! Erdogan s'është anti-grek


B.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Qeveria ngre Autoritetin Kombëtar për Sigurinë Kibernetike! I propozon kryeministrit shpalljen e krizës dhe masat emergjente

Qeveria ngre Autoritetin Kombëtar për Sigurinë Kibernetike! I propozon kryeministrit shpalljen e krizës dhe masat emergjente