Propozimi i Beqajt/ Rama: S'ka për të pasur ulje pagash e pensionesh! Do të zgjerohet harta e zonës së gjelbër, në 11 maj zgjerimi i madh

TIRANE-Kryeministri Edi Rama i ka dhënë fund debatit të nisur nga ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqja për uljen e pagave të administratës me 10% dhe 15% të pensioneve suplementare deri në fund të vitit si masë për përballimin e situatës ekonomike që është shkaktuar nga koronavirusi. Kreu i qeverisë tha se vendimi zyrtar i qeverisë është se nuk do të ketë asnjë ulje. "Nuk ka ulje pensionesh dhe ulje rrogash, se dikush ka një ide dhe mund ti thotë në një vend ku të gjithë mund të shprehin idetë e tyre. Të gjithë mund të thonë ide të caktuara, për sa i përket vendimi zyrtar të qeverisë nuk ka pasur dhe nuk do të ketë prekje të pensioneve apo të pagave. Përkundrazi nëse do të preken do të preken vetëm për t'u rritur dhe asnjëherë për t'u ulur për asnjë arsye në botë" tha Rama.

Më pas biseda me qytetarët online u fokusua te masat. Ditën e premte do të zgjerohet harta e zonave të gjelbra. Kryeministri Edi Rama u shpreh pasditen e sotme në një komunikim me qytetarët se janë në diskutime me Komitetin e Ekspertëve dhe të premten do të ketë një vendim. "Zonat e gjelbërta kanë një regjim më të lehtësuar të lëvizjes dhe ne po studiojmë edhe po  presim edhe nga Komiteti Përkatës propozimin për zgjerimin, ka disa zona që mendojmë se i plotësojnë kriteret. Por disa duke filluar nga Tirana mbeten delikate dhe nuk përfshihen, por deri ditën e premte do të kemi një konkluzion dhe do u lajmërojmë për zonat e reja të gjelbra. Hapja do të vijojë më shumë kujdes" tha ai.

Hapja e madhe, tha më tej, kryeministri pritet që të bëhet në datë 11 maj, por më parë do të analizohen shifrat e të prekurve dhe situata. Në këtë datë do të vendoset për lëvizjen brenda qyteteve të vendit, kufijtë me fqinjët, por edhe hapjen e berberëve, parukereve dhe dentistëve. Më pas do të vendoset për qendrat tregtare dhe në fund do të jenë lokalet dhe restorantet. "Në 11 maj do të vendosim për hapjen më tutje korridorin e lëvizjes tokësore apo ajrorë për të hyrë në vendin tonë. Mund të kemi një lehtësim në raport me domosdoshmërinë e karantimit në hotel. Në 11 maj do të kemi një zgjerim më të madh, do të kemi një zgjerim tërësor duke parë dinamikën.

Lehtësimi do të vijë në proces. Mbeten në proces për t'u studiuar dhe për t'u lehtësuar, disa biznese, floktoret, berberët, dentistët. Janë të rrezikshme, sepse mjafton që një nga klientët të infektojë berberin, parukerin apo dentistin të gjithë marrin infeksionet. Por me protokollet do të lehtësojmë edhe këtë aktivitetet dhe pastaj mbetemi te qendrat tregtare më parë dhe më pas restorantet dhe baret. Pas datës 4 maj nuk ka diskutim deri në 11 maj kur do të kemi një rivizitim të të gjithë situatës. Do të shikojmë edhe efektin e hapjes së zonave të gjelbra që do të zgjerohen" tha Rama.

Por cfarë do të ndodhë me ata që kanë gabuar me IBAN-in dhe NIPT-et në momentin e aplikimit të pagës së luftës?  Edi Rama ka sqaruar procedurën që duhet ndjekur. Rama tha se bankat do të kontaktojnë me personat specifikë për të ribërë edhe një herë aplikimin. Drejtoria e Tatimeve do të kontaktojë me personat për të ribërë aplikimin. "Sot kemi një kthim masiv në punë të shumë kategorive, një pjesë janë edhe individë që kanë marrë miratimin e pagës së luftës dhe do të vijojnë ta marrin. Po vijojmë pagesat e paketës së zgjeruar duke vendosur re një problem për rreth 2-3 mijë persona që kanë gabuar me IBAN-in në aplikim, që kanë dhënë një kod që bankat nuk e lidhin me personin, u është kërkuar bankave të kthejnë të gjithë emrat që me këtë kod nuk janë të identifikueshëm, dhe të korrektohet aplikimi. 3 mijë individë në paketën e parë nuk korrespodojnë NIPT-et, Tatimet do i njoftojnë që u është akorduar paga" tha ai.

"Në spitalet që janë përgatitur për të luftuar këtë sëmundje janë 35 pacientë, krahasuar me kërcënimin potencial para disa javësh. 7 janë në reanimacion, që uroj ta kalojnë. Asnjë në respirator. Kemi dhënë dje vendimin përmes ministres së Arsimit për shkollat. Faktikisht nga të gjitha vlerësimet, por edhe duke parë vendet e tjera kemi arritur në konkluzionin që në 18 maj të çelet vetëm për maturantët dhe të tjerët të gjithë do të kalojnë në vitin e ardhshëm bazuar në rezultatet që kanë pasur kur është ndërprerë shkolla. Kjo ishte zgjidhja më optimale. Nesër do të vendosim për universitetet" përfundoi ai.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:52
Muzikanti i shqetësuar se nuk ka dasma, ja si përgjigjet Rama

"Bëj durim dhe të shpresojmë që më herët se vonë do të lirohet dhe përsa i përket cështjes së dasmave edhe pse kam parë që kanë lëshuar dasmat vendet e tjera, por jo më shumë se 10 persona" tha Rama.

Ora 17:52
Qytetari i ankohet pse ka bllokuar plazhet, Rama: Ke ndonjë det privat?

Plazhi është i ndaluar dhe kjo ka revoltuar një nga qytetarët që pyet kryeministrin se përse e ka marrë këtë vendim. "Ti ke ndonjë det privat, dhe nëse ke dhe mund të ruash distancën nga të tjerët mund të shkosh dhe unë e di që nuk ka ndonjë det privat. Nëse shikoni masat e Greqisë, në plazhet private për një numër të kufizuar kanë lënë hapësirë, të tjerët jo" tha ai.

Ora 17:41
'Disa të riatdhesuar në jug gënjyen për pagesën e hotelit karantinë', Rama: E zgjidhëm dhe këtë çështje

Në lidhje me riatdhesimet, kryeministri Rama tha se disa emigrantë të ardhur nga Greqia dhe të karantinuar në hotele sipas rregullt fillimisht gënjyen për të paguar shpenzimet e tyre për 14 ditë dhe më pas dolën e thanë se nuk kemi lekë. Rama tha se nuk mund të bëhet kështu, por gjithsesi kjo çështje tashmë është zgjidhur dhe qeveria po u paguan atë pjesë që po e bën me të gjithë të riatdhesuar.

"Rregullat bëhen për një kategori të tërë. Të gjithë shkojnë në hotel karantinë dhe më pas i drejtohen banesës. Ka disa ankesa në dy tre hotele në zonën jugore ku gënjyen se thanë do t'i paguajmë ne lekët, gënjyen dhe tani ne e kemi zgjedhur do i mbulojmë pjesën që u kemi mbuluar dhe të tjerëve, tani dalin në dritare dhe thonë jo po ne nuk i kemi leket. Po pse gënjyet, për çfarë arsye, na shtyu nevoja? Jo nuk është kështu", tha Rama.

Ora 17:38
Rama: Në 11 maj do të kemi një zgjerim më të madh

Në datë 11 maj qeveria do të vendosë për hapjen e lëvizjes mes qyteteve brenda vendit, por edhe kufijtë me vendet fqinje në bazë të ecurisë. "Në 11 maj do të vendosim për hapjen më tutje korridorin e lëvizjes tokësore apo ajrorë për të hyrë në vendin tonë. Javën e ardhshme do të shikojmë për berberët dhe në 11 maj do të kemi një zgjerim më të madh, do të kemi një zgjerim tërësor duke parë dinamikën" tha Rama.

Ora 17:36
Rama: Shqipëria dhe Bullgaria më pak vdekje në Europë nga COVID-i

Në raport me një milion banorë, kryeministri Edi Rama tha se Shqipëria dhe Bullgaria kanë më pak vdekje në Europë nga COVID. "Mund të kemi të metat tona, por po e bëjmë me dinjitet, Shqipëria vendi me më pak vdekje për një milion banorë bashkë me Bullgarinë në gjithë kontinentin. Ka një arsye kjo, nuk është se virusi ka qenë se shqiptarët janë tip i vështirë, por se kemi marrë masat e duhura" tha Rama.

Ora 17:32
Çdo bëhet me universitetet? Përgjigjet Rama

Kryeministri Edi Rama tha se ditën e nesërme do të bëhen publike vendimet se çdo të bëhet me universitetet.

"Sot kam pasur një mbledhje të fundit me ministren e Shëndetësisë dhe ata të Arsimit se çdo të vendoset në lidhje me universitetet. Nesër do bëhet njoftim se çdo të bëhet me universitetet", tha Rama.

Ora 17:26
Propozimet e Beqajs, Rama: Nuk ka për të pasur ulje pagash e pensionesh! Nëse preken, vetëm për t'u rritur

Kryeministri Rama sqaroi të gjithë opinionin publik, i cili u revoltua në lidhje me propozimet e deputetit socialist, Ilir Beqaj për të ulur pagat dhe pensionet për të krijuar një fond të veçantë për përballimin e  situatave të papritura si ajo e COVID-19. Rama tha se kjo gjë nuk ka për të ndodhur dhe se i vetmi rast që paga dhe pensioni mund të preket është vetëm për rritjen e tyre.

"Nuk ka ulje pensionesh dhe ulje rrogash, se dikush ka një ide dhe mund ti thotë në një vend ku të gjithë mund të shprehin idetë e tyre. Të gjithë mund të thonë ide të caktuara, për sa i përket vendimi zyrtar të qeverisë nuk ka pasur dhe nuk do të ketë prekje të pensioneve apo të pagave. Përkundrazi nëse do të preken do të preken vetëm për t'u rritur dhe asnjëherë për t'u ulur për asnjë arsye në botë.", tha Rama.

Ora 17:24
Berberët, dentistët dhe lokalet, Rama: Deri në 11 maj nuk ka asnjë diskutim

Kryeministri Edi Rama u shpreh se po shikohet mundësia e rihapjes së berberëve, floktoreve dhe dentistëve, por me protokoll sigurie, ndërsa nuk dha datë se kur. 

"Duke qenë se ka shumë që duan të shkojnë në Greqi u kujtoj se faktikisht nuk lejohet lëvizja nga prefektura në prefekturë. Kur flasim për kufij, hap kufijtë se na mbyte, se na vrave, dakord unë jam i tilli apo atilli mbase, por a shikoni se çfarë ndodh?

Do të hapemi me shumë kujdes dhe deri në, pas kësaj jave, dhe javës në vijim, do të bëjmë një analizë të thellë me ekspertët dhe komitetin lidhur me procesin e hapjes së korridoreve ajrore. Në tërësi do të vijojmë me këtë regjim për korridoret ajrore. Lehtësimi do të vijë në proces. Mbeten në proces për t'u studiuar dhe për t'u lehtësuar, disa biznese, floktoret, berberët, dentistët.

Janë të rrezikshme, sepse mjafton që një nga klientët të infektojë berberin, parukerin apo dentistin të gjithë marrin infeksionet. Por me protokollet do të lehtësojmë edhe këtë aktivitetet dhe pastaj mbetemi te qendrat tregtare më parë dhe më pas restorantet dhe baret. Pas datës 4 maj nuk ka diskutim deri në 11 maj kur do të kemi një rivizitim të të gjithë situatës. Do të shikojmë edhe efektin e hapjes së zonave të gjelbra që do të zgjerohen" tha ai.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ehe: 29/04/2020 20:47

    Edo le nam tani. Po ben vetem POLITIKA,me duket. Apo edhe ti po na ben testime, sa durojme.

    Përgjigju
  • DAJ CENI: 29/04/2020 18:45

    TURP TURP TURP qe i shkon nder mend te ule rogat qesharake dhe pensionet per mbijetese te ketij populli fukara. TURP.

    Përgjigju
  • Qyteti: 29/04/2020 18:18

    Ai i ka thene se i ke thene ti ,por lere se ca provokove miletin. Megjithese une mendoj qe ti duhet te ulesh pagat e tu sekuestrosh pronat , ti bllokosh llogarite bankare se ky milet ska per tu ndie e ska per te reaguar ndonjehere. Po ka 75 vite qe e ka ulur kryet e sduket se do coje me edhe per nja 750 vjet.

    Përgjigju
    • hahahha: 30/04/2020 01:16

      he mer Qyteti....dija i bere njeri....revolucionar komplet.... i ka kuptu mire se si funksionon shteti...he mer qyteti

  • Uku Momlit: 29/04/2020 17:46

    Ne te kuptojme o kryeminister edhe ty,bile thellesisht. Kumtimi i bashkepuntorit tend te ngushte,beqekorrupsionit ishte vetem nje artikulim i ketij sojsezi me porosine e naltmadhnise tuej.mos na perçmo deri ne ket far feje me te qofte harram vlersimi yne!

    Përgjigju
  • Obobo: 29/04/2020 17:45

    Po si ka than beqia me ul pagen e pensioneve atij i rafshin mbi kok te gjitha namt e pensionistave . O hajdut i keq si te shkon mendja te pensionet o te vraft zoti . Keto pensione qesharak mezi mbyllin muajin te shkretit ty te shkon mendja ti ulesh . O njeri i poshter zoti te paft

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Priten kabllot e fibrave optike! Arrestohet një ekstremist i majtë pasi tentoi një tjetër sabotim në tren

Paris 2024/ Priten kabllot e fibrave optike! Arrestohet një ekstremist i majtë pasi tentoi një tjetër sabotim në tren