MAMINAS - Familja Baruti prej 11 anëtarësh, tashmë janë akomoduar në një shtëpi me qira në zonën e Maminasit, pasi banesa e tyre u dëmtua nga tërmeti. Në një vizitë që bëri në familje këtë mëngjes, kryeministri Edi Rama tha se në maj do të dilet në terren për të bërë shtëpitë e reja në kuadër të rindërtimit, ku tha se ajo banesë do të jetë më mirë se shtëpia që kishin.
Bonusi i qirasë është përfituar nga Bashkia e Shijakut.
Kryefamiljari: Të ka rënë peshë e rëndë
Rama: Po tani për pesha të rënda jemi ne, se për pesha të lehta. Uluni si në shtëpinë tuaj. Mirë qenka shtëpia.
Kryefamiljari: Shtëpia tjetër është e dëmtuar.
Rama: Si shtëpia jote nuk ka, por kjo është e përkohshme, do ua bëjmë atë tjetrën më të mirë se ç'e kishit. Nga maji do të dalim në terren të ndërtojmë shtëpitë. Angazhimi është që vitin e ri t'i mblidhni të gjithë te shtëpia e re.
Në familjen e madhe të mbushur me nipër e mbesa, Rama ndau edhe një batutë me një të ri që pas tërmetit të 26 nëntorit ndodhej në çadër me prindërit e tij dhe me vajzën që sapo ishte fejuar. "Ishte baba me nonën dhe çuni kishte marrë Xhulietën e vet dhe e kishin ndarë çadrën me krevat. Ç'a të bjë unë tha u fejova sa ra tërmeti nuk mund të pres shtëpinë...tërmet mrena", tha Rama.
Kreu i qeverisë tha se shtëpitë e reja do të bëhën anti-sizmike, duke thënë se në to kursehet energjia në masën 30%, sepse ke më pak nevojë për të përdorur ngrohtje, për shkak se janë të ngrohta në dimër dhe të freskëta në verë. "Do t’i bëjmë me çelik. Kanë 70 vjet garanci, vetëm çfarë mund të lyhesh ndonjë gjë. Nuk ka nevojë për riparime, edhe erën e përballojnë shumë mirë. Edhe muret i kanë të izoluara, kështu që nëse ka tërmet në ndonjë dhomë nuk dëgjohet nga dhoma tjetër", tha Rama.
Në Bashkinë e Shijakut janë 597 familje që trajtohen nga granti i bonusit të qerasë.
G.M./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
18 Shkurt, 07:09
Sulmet nga Berisha, sipas jush a rrezikon SPAK të shkrihet?
-
Po
49.1%
-
Jo
47.3%
-
Nuk e di
3.6%
Vota total: 6810
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Mentor Kikia: Retorika e Berishës për shkrirjen e SPAK, nonsens elektoral që i jep avantazh Ramës
19 Shkurt, 14:02
-
Arrestimi i Veliajt/ Rama iu përgjigjet komentuesve: Heshtëm 5 vite, por tani drejtësia ‘shalqi me provë’! O me mua në Europë, ose me bufin e kënetës në gropë
19 Shkurt, 13:22
-
Rama letër Albin Kurtit: Me mbështetjen e aleatëve, Kosova shënoi arritje të paimagjinueshme! Urimi i 13 shkurtit, u publikua sot nga Kryeministri i Kosovës
19 Shkurt, 12:30
-
'O Sali o hero, gjithë Shqipëria ty të do', Rama vijon me postimet për Bufin, kësaj radhe i tkurrur: Thaje kënetën me votë (VIDEO)
19 Shkurt, 10:43
-
Arrestimi i Veliajt/ Bala: ILD të sqarojë si u bë noteri-prokuror! Elezi: Kush i kundërvihet SPAK, nuk bëhet mazhorancë!
18 Shkurt, 18:17
-
'SPAK do përfundojë në koshin e plehrave', Rama ironizon sërish Berishën me bufin e kënetës: Kuak kuak kuak (VIDEO)
18 Shkurt, 12:53
-
Politikat e Arsimit të Lartë 2030, Rama prezanton dokumentin: Thyejmë murin ndarës me BE-në! Kemi 5-fishuar financimin e kërkimit shkencor! Janë rihapur Doktoraturat
18 Shkurt, 12:27
-
Rama: E vetmja garanci e SPAK jam unë e PS, SHBA u tërhoq! Bufi i kënetës thotë do e shkrijë, Noc Rrokun! Arrestimi i Erion Veliajt ishte i panevojshëm
18 Shkurt, 08:35
-
Arrestimi i Veliajt/ Muça: Rama po kërkon standarde! Pse heshtin institucionet e drejtësisë kur Berisha thotë do shkrij SPAK?
17 Shkurt, 22:35
-
Dizanji i ri i ‘NEWBORN’, Rama: Ua heq me kënaqësi kapelen autorëve të këtyre gërmave monumentale
17 Shkurt, 16:13
-
Berisha tha se Rama fshiu fotot, Alex Soros tjetër postim me kryeministrin shqiptar! Të qeshur dhe krah për krah
17 Shkurt, 15:47
-
17-vjetori i pavarësisë së Kosovës e gjen Thaçin në Hagë, Rama e Grenell në një zë: Europianët e institucionet e Prishtinës dështuan t'i japin fund padrejtësisë së madhe
17 Shkurt, 14:54