TIRANE, 8 Prill/ATSH/-Kryeministri Edi Rama paralajmëroi sot nisjen e një operacioni kombëtar në tregun e karburanteve.
"Në ditët në vijim kush i shet shqiptarëve naftë që nuk përmbush standardet e parashikuara të cilësisë ka pak javë kohë për t'u kthyer njëherë e përgjithmonë brenda kornizës së parashikuar nga ligji", deklaroi Rama në një konferencë mbi bilancin e kompanisë së shpërndarjes së energjisë, OSHEE.
Operacioni antikrim në sektorin e naftës do të jetë frontal, theksoi Rama dhe do të shtrihet nga pika hyrëse në dogana tek çdo pikë nxjerrjeje e përpunimi të naftës, deri tek çdo pikë shiteje në territorine vendit. "Do të jetë një operacion që nuk do të tolerojë askënd. /a.gjonaj/ /a.g/vijon..









