Rama: Opozita budallallëk universal...ironizion 'Palothën" për derdhjen e bojës

Kryeministri Edi Rama ka bërë dy reagime të njëpasnjëshme në rrjetet sociale, pasi u qëllua me bojë nga nënkryetari i PD-së Edi Paloka, gjatë seancës në Kuvend. Ka postuar në Instagram foton e shiringës me bojë e cila tashmë është sekuestruar nga policia pas nisjes së hetimeve për lëndën me të cilën ajo ishte mbushur. Garda e Republikës thotë se është solucion kimik, ndërsa demokratët pretendojnë për bojë stilografi. "Penga e mendimtarit E.Th Palotha pas një derdhjeje të fuqishme mendimedh mbi rolin e opozitës në zhvillimin e vendit", shkruan Rama teksa ironizon edhe mënyrën e të folurit me "th" nga nënkryetari i Kuvendit, Edi Paloka.

Në një postim të dytë në Facebook, Rama bën edhe më tej sarkazëm me opozitën, ku gjithashtu ka postuar edhe fjalën që mbajti në Kuvend, që shkaktoi edhe veprimin e papritur të Palokës. Rama ishte duke i kërkuar ndjesë kryeparlamentarit të Maqedonisë Talat Xhaferri, për faktin që Basha doli përtej axhendës së Kuvendit në seancën solemne për miratimin e marrëveshjes së anëtarësimit të Maqedonisë në NATO

"Dy gjëra janë të pafundme, universi dhe budallallëku i njeriut", shkruante Albert Ainshtajni, përpara se sa opozita në Shqipëri të merrte formën e një Budallallëku Universal, që vizion ka Vezën e Lulit, ide ka Çizmen e Doktorreshës dhe program ka Bojën e Palothës", shkruan Rama.


Lajmi kryesor:

Paloka bojë fytyrës Ramës, Garda: Ishte solucion kimik! Nis hetimi (VIDEO-FOTO)


G.M./b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Art, kulturë dhe spektakël/ Krishtlindjet në Oborrin Shkodran!

Art, kulturë dhe spektakël/ Krishtlindjet në Oborrin Shkodran! "Grinchmas" në sheshin “Skënderbej” sjell muzikën më të mirë elektronike