Kryeministri Edi Rama doli sot në një komunikim të radhës online (virtual) ditën e sotme (25 shkurt) me ndjekësit e tij në rubrikën e “Sy m’sy”.
Ai iu përgjigj pyetjeve të ndjekësve të ndryshëm në rrjetet sociale, rreth situatës politike dhe aktualitetit.

Kryeministri iu përgjigj pyetjeve që lidhen me patronazhistët apo ‘fyerjeve’ me fjalët kënetë ndaj kundërshtarëve. Ai tha se fjala kënetë nuk është fyerje, duke i bërë edhe përshkrimin e saj fiziologjik, duke shtuar se “fyerje është t’i thuash tjetrit gjërat që ai s’i ka, si kriminel apo drogaxhi”.
Kurse për patronazhistët u shpreh se ata bëjnë punën e tyre, i kanë partitë në Europë dhe SHBA, por sipas tij, opozita nuk e kupton sepse nuk i ka dhe ndaj i sulmon.
Fjala e Ramës për patronazhistët dhe fjalët kënetë:
“T’i japim 11 majit një kuptim drithërues, sidomos për kundërshtarët që flasin. Kam besim se do t’ia dalim, jam i bindur.
Ja, shikoni, i merr të keqen patronazhistëve (i përgjigjet një komentuesi). Patronazhistët janë një armatë njerëzish që janë njerëz serioze të PS. Jo pseudoparti, jo kua kua-kua, jo parti që i thonë vetes të reja, që janë parti si dyqanet me vitrinë, por brenda s’kanë asgjë, se janë me qira. Kshu që patronazhistët bëjnë punën që bëjnë të gjithë te partitë e tjera, si në SHBA apo Europë, bëjnë punën e tyre, bëjnë listat, rishkojnë prapë te njerëzit. Të tjerët nuk dinë se çfarë janë ata. Po t’i kishin edhe të tjerët, do e kuptonin, mbase do i kishin edhe ata patronazhistët dhe do kuptonin punën tona.
Fjalët fyese?
Moza Zhysti (komentuesja) më thuaj kush është fyese? Kënetë? Nuk është fyese, është dukuri natyrore, gjeografike, gjeologjike si të doni ju, shfaqet si ujë i ndenjur ku rriten gjithfarë speciesh e për hir të vërtetës i biem më qafë atyre, se në krahasim me këto speciet tona bëjnë punën e tyre ato, kurse kjo jona, opozita, është kënetë dhe mos më keq, këneta është fakt. Kshu që nuk është fyese, gjuha shqipe është e pasur, është dashuri e madhe për mua, e përdor në gjerësinë dhe gjatësinë e saj, por nuk e përdor si fyerje apo fjalë të rëndë, apo t’i thuash tjetrit ato që s’ka. Nuk ka gjë më të madhe se t’i thuash tjetrit kriminel, drogaxhi, hajdut etj.
Për korrupsionin ka analizat, gjëra të para, të shkruara, të bëra, nuk jemi të parët në këtë fazë, të tjerët i kanë kaluar para nesh, prandaj janë aty ku janë e ne po shkojmë aty ku ata janë”.
Lajmi kryesor:
Audio në sallën e gjyqit për Veliajn, Rama: Respekti, pikë problematike e SPAK, duhet integritet! 'Bufi' do vinte me një fishkëllimë për ta shkrirë Prokurorinë, e vendos në lëvizje me shantazhe
A.Q/I.M/Shqiptarja.com

