TIRANE - Euforisë që përfshiu çdo shqiptar për ndeshjen e madhe mes Shqipërisë dhe Armenisë nuk i ka shpëtuar as kryeministri Edi Rama.

Gjatë të gjithë ndeshjes Rama ka shkruar se beson në fuqinë e kombëtares.

Kanë qenë statuse të njëpasnjëshme të kryeministrit në mbështetje të kombëtares shqiptare si dhe më pas një falenderim i veçantë për djemtë kuqezi si dhe për shtetasin më të ri të vendit e njëkohësisht edhe trajnierin e kombëtares Gianni de Biasi.

Ja çfarë shkruante Rama

Të gjithë bashkë me Kombëtaren në një tjetër mbrëmje pasioni kuqezi‪#‎ForcaShqipëri‬

Te shpresojme qe skuadra do te çliroje energjite e veta ne pjesen e dyte dhe do te luaje futbollin luftarak qe i ka hije ‪#‎ForcaShqiperi‬

Gooool! Fati eshte me ke kerkon me kembengulje! Kjo eshte Shqiperia qe duam tani forca edhe nje gol ‪#‎FocaShqiperia‬

Goooooooooool! Forca forca forca ‪#‎ForcaShqiperi‬

Pergezime dhe faleminderit nga zemra kuqezinjve! Respekt e mirenjohje shtetasit me te ri shqiptar, Gianni De Biasi:-) ‪#‎ForcaShqiperia‬

rama fb

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)