Rama nga Austria: Vendet e BE-së të mos menjanojnë Ballkanin Perëndimor! Pa presidentin e Turqisë s'do të kishim vaksina

Rama nga Austria: Vendet e BE-së të mos menjanojnë Ballkanin Perëndimor! Pa presidentin e Turqisë s'do të kishim vaksina

1661344688_1661343893Screenshot2.jpg

Nga Austria, ku po merr pjesë në forumin për me temë “Zgjimi gjeopolitik i BE-së”, kryeministri Edi Rama tha se ka ardhur koha që vendet e Europës të ulen dhe të flasin së bashku dhe se nuk mund të lihen menjëanë vendet e Ballkanit Perëndimor.

‘Kemi një pandemik dhe gjithkush po kërkon vaksina. Ne jemi në mes të Europës dhe gjithkund këta njerëz mblidhen në Bruksel shpërndajnë vaksina dhe nuk e vrasin mendjen për këto 6 vende në mes të Europës që të kenë të paktën një shenjë solidariteti. Në duhet të vrapojmë drejt Kinës, Rusisë dhe Turqisë. Por kur flasim për strategji, flasim për aktorë të tretë që nuk duhet të hyjnë në Ballkanin Perëndimor. Kina, Rusia dhe Turqia po shpëtojnë jetë në rajon. Pa presidentin e Turqisë nuk do të kishim pasur vaksina. Ka ardhur koha që të ulemi së bashku dhe të flasim së bashku. Në të kundërt si do ta mbash unitetin.’- tha Rama.


Lajmi kryesor:

Rama nga Austria për liberalizimin e vizave: Kur Kosova ishte nën regjimin barbar ata qarkullonin lirisht në BE, tani janë peng i çliruesit


M.Q./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?



×

Lajmi i fundit

Militantët e Rithemelimit e PL hedhin molotovë në drejtim të Bashkisë së Tiranës! Pamje kur efektivët ndërhyjnë për të shuar flakët

Militantët e Rithemelimit e PL hedhin molotovë në drejtim të Bashkisë së Tiranës! Pamje kur efektivët ndërhyjnë për të shuar flakët