Rama paralajmëron hapin e radhës të paketës Anti-KÇK: Nëse pasuria e sekuestuar është produkt i punës, paguan taksat e munguara

TIRANE- Bizneset e konfiskuara të personave të skeduar si persona të inkriminuar, të akuzuar apo dënuar për një vepër penale do të duhet të paguajnë faturat e taksave "të mbyllura në sirtarë" nga inspektorët tatimorë të korruptuar, në rast ajo rezulton se është ngritur si produkt i punës. Ky ka qenë paralajmërimi i kryeministrit Edi Rama përmes një video të OFL me pamje nga bizneset e sekuestruara në 5 ditët e para të punës.

Në të kundërt, Rama ka ritheksuar se nëse pasuria e sekuestruar buron nga krimi, ajo të konfiskohet përgjithmonë. Rama thotë se asnjë shitje apo transferim i pasurisë së sekuestruar tek familjarë apo të afërm nuk e shpëton atë nga konfiskimi, pasi ligji special do të hetojë çdo person të rrethit familjar që zotëron pasuri të pajustifikueshme.

"Të dënuar për trafik drofe, qeniesh njerëzore, vrasje krime të rënda. Të akuzuar që i kanë shpëtuar drejtësisë në bashkëpunim me KÇK. Le të provojnë para drejtësisë që pasuria e tyre nuk ka lidhje me taskat e munguara. Nëse pasuria është produkt i punës paguan taksat e munguara, nëse pasuria buron nga krimi ajo konfiskohet përgjithmonë Asnjë shitje apo blerje e pasurisë kriminale nuk e shpëton atë nga konfiskimi. Ligji special prek çdo pjesëtar të rrethit familjar që zotëron pasuri të pajustifikueshme dhe me çdo transaksion pasurie me këtë individë", thuhet në videon e publikuar nga Rama.

Rama ka paralajmëroi gjatë vizitës së tij në SHBA, ngritjen e njësisë së re speciale Anti Korrupsion dhe Antievazion, që do të pasojë paketën Anti-KÇK. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Astrit: 08/02/2020 09:49

    Asnjehere. Me sistemin qe eshte, jo. Shqiperia nuk i ploteson kushtet me elementare per shqipetaret dhe jo me me tutje. Burokracia ne shqiperi ka zene rrenje te forta. Zyrat jane formale. Fajin e ka gjithmone ai tjetri. Uji dhe drita ka vetem 2 ore ne dite. Shtepite pa number adrese. Populli mban shprese vetem jashte se nga shteti i ka humbur shresat. Nuk mund te futet ne BE nje shtet qe ka mafjen ne krye. Enderra jone eshte qe ta shofim shqiperine nje dite si gjithe bota por kjo eshte vetem enderr.

    Përgjigju
  • Robi: 08/02/2020 08:44

    Beni kontroll tek konsumi i energjise se bisnesit dhe familjes dhe do zbuloni vjedhje te medha dhe manipulime kontatoresh te energjise per te fshehur vjedhjen apo ujin ne bashkepunim me specialistin e zones qe paguhet me rroge nga keta trima cdo muaj per ti mbuluar vjedhjet,,

    Përgjigju
  • Tosi: 08/02/2020 07:32

    Kontrollojeni sa uje dhe drita paguajne, te gjithe jeta vjedhin prej vitesh ne bashkepunim me specialistin e zones qe merr rroge per tu nderruar sahatin e ujit dge te dritave cdo 6 muaj per te humbur gjurmet. Keta nuk paguajne as 25"% te koncumit dhe jane me 2 linja furnizimi si te fortet e lagjes, kontrollojeni sa sahate kane nderruar sejcili dhe do habiteni, cdo muaj specialisti i zones mer coken nga i forti...

    Përgjigju
  • Komi: 08/02/2020 00:39

    Ju lutem a mund te na sqaroni, Taksat (qe i paguhen njesise vendore) apo Tatimet ( qe i paguhet nivelit qendror)??? Faleminderit

    Përgjigju
  • Arbeni: 07/02/2020 23:32

    TAMAM IDENTIKE SIC U KATANDISEN GJYGJET E BYROSE PER DISA KAFE TE PAPAGUARA NE PRITJE ZYRTARE,,,,BRAVO RAMA E MERITON PLOTESISHT TERMIN OTQR...OSE TQTT....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë