Rama: Pensionistët nuk duhet të dalin nga shtëpia, sigurojuni shërbimet në banesën e tyre! Gjoba kush ecën dyshe në rrugë

Kryeministri Rama bëri thirrje disa herë që policia dhe forcat e armatosura të mos lejojnë pensionistët të dalin nga shtëpia. Edhe të rinjtë që shohin pensionistë në rrugë tha Rama duhet t'u thonë se duhet të ikin menjëherë në shtëpi. Në komunikimin me ministrat ai tha se situata po përmirësohet por se duhet ende punë për t'u bërë në mënyrë që të mos dalë askush nga banesat.

" Kemi dy probleme që duhen adresuar me urgjencë. Pensionistët duhet të kthehen në shtëpi. Kemi folur dhe me ministren e Mbrojtjes dhe atë të Shëndetësisë për të targetuar shërbimet për pensionistët. Për pensionistët kryefamiljarë, u duhet shërbyer nga ne. Të tjerët duhen ndihmuar nga fëmijët. Policia duhet të kthejë mbrapsht çdo të moshuar në shtëpi. S’ka obobo,u më pe. Pensionistët duhen kthyer nga rruga. Makinat e policisë që bëjnë mbikëqyrjen, s’duhet të vazhdojnë rrugën kur shohin një pensionist, por t’i thonë; ‘xhaxhi në shtëpi’. Problem tjetër që shoh është ecja bashkë. Është e ndaluar, është e rrezikshme. Duhet të ecin tek e tek. Mund të jeni burrë e grua! Por po vazhdoi kështu, do martohen të gjithë bashkë, edhe burri me burrin. Po ecet bashkë, gjobiteni! Atyre këmbësorëve që kapen duke ecur në rrugë pas orarit, do gjobiten dhe përveç kësaj do i bllokohet makina. Pensionistëve u kemi thënë se nuk do të dilni nga shtëpia, nuk do i lëmë që të dalin nga shtëpia. Po të mblidhen atje në sportele 20-30-40 veta është katastrofë, prandaj skema e çuarjes së pensionit në shtëpi duhet të funksionojë me patjetër. Forcat e armatosura të jenë sa më prezente gjatë ditës, kohës së lejimit të qarkullimit, duhet të jenë në terren, shikojnë dy kalimtarë bashkë të bëjnë atë që bën policia, të ndalojnë dhe të thërrasin policinë dhe policia t'u vendosë gjobën. Nëse shikojnë një pensionist ti thonë, ndal dhe mbrapsht", tha Rama


Lajmi kryesor:

Nis puna për spitalin karantinë! Rama online me ministrat: Asnjë pensionist s'do lejohet jashtë! Sot erdhën 50 mijë mjete mbrojtëse


I.K/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen