Rama për aeroportin e Vlorës: Në javën e parë të tetorit fillon procesi për ndërtimin

Tenderi për ndërtimin e aeroportit të Vlorës do të fillojë në javën e parë të tetorit. Këtë e ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama gjatë inagurimit të bulevardit pranë Lungomares në Vlorë pasditen e kësaj të premte (25 shtator).

Punimet ishin prashikuar që të nisnin në maj të këtij viti por për shkak të pandemisë ato u shtynë. Ndërkohë ministrja Balluku u shpreh se punimet do të fillonin pas daljes nga karantina.

"Prirja për të besuar gënjeshtrat, sajesat është shumë e madhe se sa prirja për të vërtetuar faktet. Punimet për aeroportin e Vlorës u prish nga karantina. Kompanitë e interesuara bënë kërkesa që të shtyhen proceset. Ne e ngrimë aty ku ishte që do të thotë në pak ditë do të rihapet procesi. Janë vetëm pak ditë që ne të marrim ofertat ndërkombëtare për të lidhur për ndërtimin e aeroportit të Vlorës. Eksperienca më ka mësuar që merren me këto punë që ka të papritura, vonesa e nevoja që ka gjatë rrugës. Patjetër që ka një rrugë të gjatë për të bërë deri kur të lidhet një kontratë. Projektet nisin kur ideohen dhe më pas kalojnë në koncept e në projekt zbatimi. Ne nuk kemi bërë ndonjë mrekulli por jam i bindur për cilësinë e projekteve dhe standartet e realizimin e tyre" - tha Rama.

Ndërkohë duke prezantuar projektin e ri në Vlorë, ai thotë se hapësira do të jetë parku i shtëpisë së pavarësisë dhe do t'i japë jetë zonës.

"Një projekt që do sjellë lidhjen mes bulevardit të ri dhe Lungomares dhe do krijojë një hapësirë ndryshe për të gjithë. Ju ofron një mundësi pavarësisht moshave për të pasur më shumë hapësirë dhe ndërveprim me njëri-tjetrin. Unë mendoj që ky do të mbetet si parku i shtëpisë së pavarësisë. Është shtëpia më e rëndësishme e Shqipërisë. Është një shtëpi që ka mbetur e vetmuar ndërkohë që duhet të jetë e hapur dhe të jetë me njerëz. Kjo shtëpi e vogël në përmasa por e madhe në histori është bërë pjesë e një atraksioni nga qyteti i Vlorës. Jam i bindur që është një projekt, njësoj si sheshi Skënderbej, do ti kalojë kufijtë e vendit tonë. Do shihet në publikimet arkitekturore të huaja. Me këtë projekt rrisim përmasën e gjelbër të qytetit dhe krijojmë një mundësi urbanistike të re për të lidhur gjithë aksin kryesor me këmbë dhe jo me makinë. Do të jetë porti i jahteve të Vlorës. E kemi komunikuar disa herë për ta spostuar portin e mallrave dhe për të pasur 2 porte funksionale, 1 turistik që sjell me vete shumë punësim, ekonomi. Bëhet fjalë për të marrë të ardhura nga ankorimi i anijeve turistike. Është me rëndësi që paralelisht ne të sistemojmë portin e peshkatarëve që bën shërbimet e mallrave me standarte dhe mënyrë dinjitoze dhe të kemi një terminal për tragetet nëse porti turistik do të marrë jetë. Ndërkohë që unë flas , ka njerëz që bëjnë komente të tyre. Ata thon prisni njëherë se nuk është bërë porti apo aeroporti" - tha kryeministri.

Vlora PARK

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:29
Rama: Në muajt e ardhshëm do nisim punën për tunelin e Llogarasë

Kryeministri Rama përveç rinisjes së punës për projektin e aeroportit të Vlorës, ai u shpreh dhe për ndërtimin e tunelit të Llogarasë e cila do të fillojë në muajt e parë të vitit tjetër.

"Në pjesën e parë të vitit të ardhshëm do nisim punën me tunelin e Llogarasë. Ne duam që në Vlorë të kemi një qytet me miliona turistë në 10 vitet e ardhshme. Nuk mund t'i mbajë as Lungomare dhe as sheshi Flamurit por ti mbajë e gjithë zona por do ketë zemër Vlorën por do ketë dhe zona të tjera si Orikumi. Unë jam mirënjohës që kemi mundur të bëjmë këto gjëra pa njerëzit" - u shpreh Rama.

E.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ymeri: 27/09/2020 23:46

    RAMA pervec vlores duhet dhe nje aeroport ne korce,,sarande,,dhe shkoder,,,...

    Përgjigju
  • Renato Bega: 25/09/2020 21:37

    Hajde Rilindja,ndezi motorrat per fitoren e mandatit te trete

    Përgjigju
    • Fitore: 25/09/2020 23:48

      Patjeter qe do fitoj ..shif mandatin e kater ti pa e treta e sigurt..

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Izraeli bombardon Gazën veriore! 50 të vdekur mes tyre edhe 5 mjekë

Izraeli bombardon Gazën veriore! 50 të vdekur mes tyre edhe 5 mjekë