Gara për aeroportin e Vlorës, Balluku: Rinis pas hapjes nga COVID-i, zhbllokohet në qershor, ka interes të madh (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama vijon inspektimet në qarkun e Vlorës. Pas shëtitores, ai u ndal te bypass-i në Vlorë duke parë nga afër punimet. "Në bypassin Vlorë punimet po ecin me ritme të larta. Në kilometrin e parë ka nisur asfaltimi, ndërsa në pjesët e tjera po punohet për shtresat rrugore dhe veprat e artit. Dhe më tej nisim lungomaren 3 drejt Radhimës, aksin e ri Orikum-Dukat si edhe procesin për tunelin e Llogarasë - një kompleks kantieresh të reja që e çojnë në nivel europian infrastrukturën kryesore të Vlorës dhe krejt zonës turistike të bregdetit Jonian" tha Rama.

Ministrja Balluku i shpjegoi më tej kreut të qeverisë ecurinë në këtë segment. "Jemi në km e 27, km i 29 është në fund. Po punohet ritme të shpejta. Kompania ka marrë përsipër edhe disa pjesë, që e kemi pasur problem ku janë hedhur inertet, rruga ka 5 ura, nga të cilat kemi edhe një të vogël, të cilat pas tërmetit janë studiuar duke i futur në parametrat anti-sizmike. Kemi 15 rrethrrotullime, që të gjitha i kemi zgjidhur edhe problemin me zonën e varrezave. Tani mund ta quaj se kjo vepër po ecën me ritme të mira. Kemi qenë pak me vonesë me grafikun, por tani jemi në hapat e duhura" tha ajo.

Por cfarë po ndodh me aeroportin? Balluku u shpreh se pas rihapjes së kufijve pret që në fund të qershorit të zhbllokohet gara për të nxjerrë fituesin, pasi, shtoi ajo, interesi ka qenë shumë i madh. "Aeroportin e kemi pezulluar duke pritur një moment pas hapjes së kufijve, duke u dhënë mundësi kompanive, pasi u është kërkuar eksperienca. Jemi duke pritur një moment oportun, që të caktojmë datën edhe si me Karavastanë, që dje janë mbyllur ofertat. Shumë kompani kanë kërkuar një shtyrje pa afat, nuk kemi një afat, por deri në fund të qershorit do të zhbllokohet, interesi ka qenë shumë i madh.

Koha e shfrytëzuar ruhet. Nuk do të nisim nga 60 ditë, por koha që u ndërpre për 12 ditë, por do të lëmë dicka më shumë se 2-3 javë për të çuar dokumentet ata që nuk kanë mundësi të vijnë" tha Balluku. Por, Edi Rama kërkoi që kjo të ndodhë më shpejt, "Mbase në maj. Së shpejti rinis aty ku u ndërpre nga covidi gara e aeroportit të Vlorës (mbeten 12 ditë nga 60 për ofertuesit ndërkombëtarë)". Covid-19 shtyu tenderin për nderimin e aeroportit të Vlorës

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:16
'Plazhi më i bukur'! Rama inspekton zgjatimin e lungomares në Vlorë, kritika Lelit: Mbylli ato gropa, nuk ka tani, pastaj...për dy minuta (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama inspektoi ditën e sotme punimet në kantierin e hapur në Vlorë për zgjatimin e lungomares. Kreu i qeverisë tha se do të jetë një plazh i ri natyral përgjatë buzës së detit, një plazh urban me rërë mbi shëtitore, dy pishina publike, një olimplike e një për fëmijë dhe parkim e shërbime të klasit të parë për vlonjatët e për turistët. "Do të jetë plazhi më i bukur i Vlorës" tha Rama. Në një moment kritikoi edhe kryebashkiakun Dritan Leli për mbylljen dhe rregullimin e disa gropave në shëtitore.

Edi Rama: Ato rregullimet atje mos prisni...se nuk ka sens
Dritan Leli: Tani, janë tenderuar...
Edi Rama: Dy metra gropa janë aty, rregulloji vetë, nuk ka tani pastaj, ajo bëhet, ç'tenderuar, ajo bëhet për dy minuta. Rrinë e bëhen gangrenë atje

Ndërkohë që Edi Rama ka bërë një sqarime dhe për "benzinaton" në Lungomare "Sikundër e kam denoncuar publikisht, "Benzinatua" u ndalua nga Gjykata e Lartë të shpronësohej, me një nga vendimet më skandaloze të historisë së shpifur të Drejtësisë së Vjetër! Kështu "benzinatua" mbeti aty si një çiban dhe arkitekti i famshëm belg i Lungomares, Xavier de Geyter, konceptoi një objekt - skulpturë urbane (strehën e zezë në formë kryqi), duke ia përshtatur estetikisht atij segmenti të shëtitores.

Objekti tanimë është realizuar si një vlerë e shtuar, duke e "ambalazhuar" me sukses peshqeshin e mbetur aty nga Gjykata e Lartë. Palma e vetme që u hoq gjatë punimeve, për të cilën vunë kujën ata që na u kthyen nga sharësit e paepur të Lungomares kur ndërtohej, në mbrojtësit e flaktë të ekologjisë vlonjate, do të zëvendësohet padyshim.

Kështu që fjalët mbrapsht atyre për sot dhe nesër si gjithnjë për çdo punë që bëj unë, "benzinatua" do të kalojë nga fletët e Librit të Sharjeve në albumin e ndërhyrjeve urbane, që kanë ndryshuar e do të ndryshojnë më tutje faqen e qyteteve tona, në funksion të zhvillimit të mëtejshëm ekonomik e turistik të vendit" tha ai.

/I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ina: 04/05/2020 17:05

    Vazhdojeni lungomaren gjer ne sarande,,,,por dhe durresi ,,shengjini,,velipoja duan lungomare...

    Përgjigju
  • KIRI: 02/05/2020 17:20

    AEROPORTI I VLORES KUR TE NDERTOHET TE KETE PRONAR SHTETIN SHQIPTAR DHE TE MENAXHOHET NGA SHQIPTARET QE TE ARDHURAT TI SHKOJNE SHTETIT TONE,,,MOS I JEPNI AEROPORTIN TE HUAJVE,,EDHE AEROPORTI I RINASIT TI KTHEHET QEVERISE SHQIPTARE,,,,PARATE TONA NUK KA PSE I MERR I HUAJI,,,KUSH I JEP AEROPORTET TE HUAJVE ESHTE TRADHTAR ,EDHE NAFTA DUHET TI KTHEHET SHQIPTAREVE.....//NE NAFTE,KROM,,TELEFONI CELULARE DHE TEK AEROPORTET JANE PARATE E NJE SHTETI,,,,...

    Përgjigju
  • I demtuar nga termeti: 02/05/2020 13:22

    O popull ju qe keni humbur shtepite nga termeti PARET QE U MOREN NGA NDERKOMBETARET DO SHKOJNE NE DREJTIM TE PA DITUR NE XHEPAT E OLIGARKEVE. NGRIHUNI SA SESHTE VONE PROTESTA PROTESTA KY ESHTE SHPETIMI NGA PAPUNESIJA NGA HAJDUTERIA NGA BELINDA/RAMA

    Përgjigju
  • Selimi: 01/05/2020 20:01

    Po ju skeni turp populli ska buk te haj kto thon aeroport ca bohet kshu

    Përgjigju
  • aier: 01/05/2020 18:43

    tani qe vodhet leket e pensioneve mund edhe ta ndertoni, jazek ju qofte

    Përgjigju
    • Real: 02/05/2020 09:17

      Beton komplet bravo

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Arabia Saudite trondit botën e futbollit, kërkon të blejë dy klubet legjendare të Premier League në Angli

Arabia Saudite trondit botën e futbollit, kërkon të blejë dy klubet legjendare të Premier League në Angli