Gjatë ceremonisë për nderimin e kampionit Florian Marku, Edi Rama foli mbi historinë familjare të boksierit. Prindërit e Florian Markut emigruan jashtë vendit, kështu që boksieri thotë Rama u bë ndër ata emigrantë të shumtë që e bëjnë Shqipërinë krenare.
“Gjyshi ka shkuar në zonën e Myzeqesë pasi ishte i internuar. Floriani me prindërit shkuan në emigracion në Greqi që të vegjël ku filloi karrierën, më pas në Austri dhe shpërthimin e pati në Britaninë e Madhe. Atje ne nxjerrim në pah shembuj suksesi. Ka shqiptarë që bëjnë sukses edhe si kuzhinierë, ndërtues apo pronarë biznesesh të vogla” Ata janë më tepër se ata pak shqiptarë që bëjnë zhurmën e madhe ndotëse për imazhin tonë. Nëse do të kishte pak sens patriotizmi dhe mirësie, edhe ata që rrudhin buzët për këtë ceremoni do të duhet të buzëqeshin sepse bëhet fjalë për të nderuar një sportist që i ka arritur të gjitha dhe na nderon të gjithëve pasi shpalos flamurin kuqezi si fitues në ekranet më të mëdha të televizioneve shpotive.
Është Floriani që e nderon këtë godinë me praninë e tij, siç ishte Luiza që e nderoi me praninë e saj. Kështu, ne përmirësohemi. Ka pasur edhe të tjerë kampionë, por me celebrimin e Luizës e hapin këtë fazë dhe do të bëjmë të njëjtën gjë për ata që do i sjellin Shqipërisë medalje. Sot, ndryshe nga çfarë u tha në momentin e triumfit të Luizës nuk ka më në Shqipëri protagonistë të braktisur të sportit, ka sistem mbështetës dhe shpërblyes, miratuar kohë më parë e jo kur u desh të shpërblenim Luizën. Vitin e shkuar e kanë përfituar shërbimin 14 protagonistë, 7 sportistë e 7 trajnerë. Ndërsa këtë vit, 44. 22 sportistë dhe 22 trajnerë, gjë që më bën të besoj se është edhe rezultat i këtij sistemi të ri motivimi dhe mbështetje. Luiza u mbështet nga Bashkia e Tiranës për të bërë stërvitjet në Kenia”, tha Rama.
Lajmi kryesor:
Ceremoni nderimi për Markun, Rama i dorëzon ‘Yllin e Madh të Mirënjohjes': Ambasadori ynë në botë! Boksieri: Kurrë se kam hedhur poshtë flamurin kuqezi (VIDEO)
D.GJ/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
42.9%
-
Jo
50.7%
-
Nuk e di
6.4%
Vota total: 4410
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
‘Do ta mbyllim TikTok, për momentin s'kemi zgjidhje tjetër‘, Rama: Kompanisë i parashtruam shqetësimet, kur të jenë gati do na sjellin propozime
28 Janar, 17:11
-
Berisha: Balluku mori 50 mln euro nga Tuneli i Llogarasë, i diktoi kompanisë turke ofertën! Njofton protestën e radhës
28 Janar, 15:25
-
Qytetari ankohet për oborret e shkollave, Rama: S’ka zaptime! Koha e grabitjes së pronave ka mbaruar, 45 të reja
28 Janar, 14:35
-
Ish-Kinostudio shndërrohet në 'Tirana Training Center' me profesionistët e Hollywood-it, Rama: E paimagjinueshme më parë! Mundësi për Shqipërinë kreative
28 Janar, 11:45
-
PAMJET/ Rindërtohet shkolla 9-vjeçare ‘Ndre Mjeda’ në Shkodër, ambiente për 800 nxënës e mësues
28 Janar, 08:25
-
Gazetari izraelit: Shqipëria do të presë 100 mijë palestinezë nga Gaza! Rama rrëzon pretendimet: S'mund të bëjmë më shumë se vendet e tjera të BE
27 Janar, 21:17
-
Zbardhen 'debatet' në mbledhjen e PS/ Veterania i kërkon Veliajt ashensor në seli, 'irritohet' Rama: Nëse duam të respektojmë luftën, s'duhet të kërkojmë asgjë për vete
27 Janar, 18:31
-
Zgjedhjet/ Rama prezanton Braçen në njësinë 5, porosi për votën e diasporës: Duhet të përmbushim objektivat! Mbledh edhe delegatët e Tiranës
27 Janar, 16:31
-
‘SPAK është kthyer në parti aleate të Ramës’, Tedi Blushi: Po burgos dhe shantazhon drejtuesit e opozitës
27 Janar, 15:27
-
Përçarja për Primaret në PD, Berisha e pranon: Ka debate, por duhet zbatuar Statuti, s’e vendos unë! Gjyqtari i ndërruar për Salianjin, militant i PS
27 Janar, 13:17
-
Dita e Kujtesës/ Begaj: Krimet e gjenocidit, dëshmi ku çon verbimi pas ideologjive totalitare! Rama: Duam hebrenjtë e palestinezët të jetojnë në paqe, fqinjë në 2 shtete sovrane
27 Janar, 09:52
-
Rindërtohet gjimnazi ‘Sulejman Elezi’ (VIDEO)
27 Janar, 08:32