Rama për 'La Republica': Berisha është penduar që nuk më vrau kur ishte në qeveri

Rama për 'La Republica': Berisha është penduar që nuk më vrau kur ishte në qeveri

Situata politike në Shqipëri ka ngjallur mjaft interes në shtetin fqinj, Italinë. Gazetarë të mediave të rëndësishme italiane kanë qenë në vendin tonë, pas protestave dhe djegies së mandateve të deputetëve të opozitës së bashkuar, ku kanë marrë në intervistë kryeministrin Edi Rama dhe liderët e opozitës. Në një intervistë për 'la Republica", kreu i qeverisë shqiptare thekson sërish se djegia e mandateve nuk është ide e mire, por thotë se teknikisht parlamenti mund të ecë përpara pa probleme. Thotë se në protestë nuk është populli por administrata e PD-së, dhe se e gjitha është 100 % luftë për pushtet. Gjithçka "dirigjohet" nga Berisha - thotë Rama - i cili është "shefi" - siç ai shprehet ndërsa Basha, administratori i deleguar.

Pyetet edhe për deklaratat e forta të ish-kryeministrit Sali Berisha se njerëzit do ta hedhin në lumë dhe se e vetmja mënyrë ta ta eliminuar është një plumb. Por Rama përgjigjet duke risjellë në memorien e tij deklarata edhe më të forta. "Ka thënë edhe më keq se kjo. Është penduar që nuk më vrau kur ishte në qeveri, ai kështu është dhe unë nuk i përgjigjem".

Intervista e Kryeministrit për “La Republica”

Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë prej vitit 2013, a ndiheni i rrethuar?

S’bëhet fjalë. Kjo nuk është një protestë e popullit. Nuk janë as jelekëverdhë, as sindikalistë, as studentë. Nuk janë as anarkistë! Është vetëm një pjesë e politikes që ka zbritur në shesh, pak për pushtet e pak nga frika.

Frikë nga çfarë?

Frikë se mos shfarosen definitivisht. Është një e djathtë e vjetër, që u dërgua në shtëpi 5 vjet e gjysmë më parë nga votat e shqiptarëve. Tashmë i druhen reformës në drejtëësi që po bëjmë me Bashkimin Europian për të luftuar korrupsionin, kancerin e vërtete të këtij vendi. Prokurorë, gjyqtarë dhe funksionarë të tjerë të korruptuar do ikin të gjithë! Këtë kanë frikë ata.

Në shesh kërkojnë dorëheqjen tuaj. Dhjetëra-mijëra persona. Ju thoni se as nuk e mendoni dorëheqjen. A jeni i sigurt se do t’ja dilni të ecni përpara?

Imagjinoni sikur të ndodhte në Itali, kjo që po ndodh tek ne, deputetët e opozitës dorëzojnë mandatet dhe braktisin parlamentin. Pastaj i kërkojnë qeverisë së zgjedhur nga populli që të largohet. Kjo nuk është demokraci, është tirani e minorancës. Ne kemi marrë një detyrë nga populli dhe do ta respektojmë.

Më falni por është një situatë anormale, sidomos për një kryeministër socialist e progresist, një parlament pa opozite?

Për demokracine parlamentare sigurisht nuk është gjë e mirë, por teknikisht mund të ecim përpara, nuk ka asnjë problem.

Kush dhe cfarë qëndron pas protesave dhe sulmeve kundër jush. Në shesh ishin shumë të papunë, njerëz të varfër.

Të gjitha bashkitë e administruara nga të djathtet, të enjten ishin mbyllur. Liderët e opozitës i sollën në protestë të bënin figurantët poshtë parlamentit. Janë 3-4 mijë persona që varen nga të djathtet. Paguhen për të ardhur në protestë.  Por unë jam nga ata që kanë patur gjithmonë respekt për protestat, i dëgjoj të gjithë.

Për shumë njerëz, ky kaos duket si luftë për pushtet. A është kështu?

100% po

A është e vërtetë që sheshi manovrohet nga armiku juaj historik Berisha?

Armiqte e mi historikë janë injoranca dhe vulgariteti. Dy gjëra që nuk i duroj dot. Berisha është gjithmonë aty, ai është shefi dhe Basha është administratori i deleguar.

Pyetja: Ish-presidenti Berisha ka përdorur fjalë shumë të rënda kundër jush: thotë se njerëzit do ta hedhin në lum, dhe se e vetmja mënyrë për t’ju eleminuar është një plumb.

 Ka thënë edhe më keq se kjo. Është penduar që nuk më vrau kur ishte në qeveri, ai kështu është dhe unë nuk i përgjigjem. Më kujtohet që thoshte se më keq se komunistët janë anti-komunistët. Ja, Berisha i ka shërbyer në fillim komunizmit dhe pastaj u bë anti-komunist. Për fat të mirë ne nuk jemi më në epokën e plumbit, por të fjalës, të dialogut. Unë refuzoj logjikën e fushës së lojës ku duhet domosdoshmërisht të asgjësohet kundërshtari

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • BMW: 24/02/2019 02:00

    NJE enverist me pak.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen