Pas çeljes së negociatave, kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga ministrja e Jashtme Olta Xhaçka, ka dhënë një prononcim për Report Tv nga Brukseli, ku e ka cilësuar këtë ditë si të shumë pritur. Kryeministri Edi Rama tha se Shqipëria nuk ka humbur kohë, duke pritur që të hapen formalisht negociatat për të shkuar më tutje, por ka punuar sikur të ishin hapur duke i paraprirë. Rama tha se vendi ynë, në aspektin më të rëndësishëm, që është rendi ligjor dhe drejtësia është në pararojë krahasuar me 4 vendet e tjera të rajonit të Ballkanit Perëndimor.
‘Vazhdon kjo ditë e kaq shumë pritur me, tani mbledhjen për dorëzimin e kornizës negociatore dhe për fillimin e drejtëpërdrejtë të punës me negociatat formale. Ne ndërkohë siç e kemi thënë më parë nuk kemi humbur kohë nuk kemi pritur që të fillojnë negociatat për të shkuar më tutje njësoj sikur negociatat të ishin hapur. Shqipëria jo vetëm hyn në katëshen e Ballkanit Perëndimor që negociojnë për anëtarësim, por në aspektin më të rëndësishëm që është rendi ligjor dhe drejtësia jemi në pararojë të të gjithëve.’- tha Rama.