Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale për lajmin se Banjot Termale të Bënjës janë shkatërruar dhe betonizuar.
Kreu i qeverisë ka publikuar pamje të ditës së sotme të llixhave, të cilat duken të rimbushuara me ujë dhe të frekuentuara nga familjarë, si dhe shton se lajmi për shkatërrimin e tyre ishte “një tjetër raketë digjitale, që algoritmi e ka shpërthyer në qindra mijëra lajke e mallkime”.
“Prej 24 orësh është lëshuar një tjetër raketë digjitale, që algoritmi e ka shpërthyer në qindra mijëra lajke e mallkime, për shkatërrimin e Banjove Termale të Bënjës, me të njëjtën metodë dhe me “ndihmën” e të njëjtave duar të huaja, që i dhanë algoritmit “dopingun” për një turravrap të paparë në përhapjen e alarmit për flamingot
Kush do të vërtetën e ka në këtë video, SOT, nga Bënja”,- shkruan Rama.
Reagimi i kryeministrit vjen pas lajmeve të botuara në media dhe ankesave të turistëve që në mesin e sezonit turistik i gjetën vaskat bosh.
Zona e Ujërave Termale të Bënjës prej muajsh është një kantier rikualifikimi, një investim nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, ku janë parashikuar rrugë të reja aksesi, mjedise shërbimi të reja, me hapësira rekreative për çlodhje e për aktivitete që krijojnë edhe mundësi për festa kulturore e promovuese të traditës.
Të vendosura rreth 13 kilometra nga qyteti i Përmetit, Banjat e Bënjës janë një nga destinacionet më të njohura natyrore dhe kurative në Shqipëri. Të rrethuara nga Kanioni i Langaricës dhe pranë Urës së Katiut, ato kanë ndërtuar prej vitesh identitetin e tyre mbi burimet termale që burojnë natyrshëm nga nëntoka.
Ndërhyrjet në zonën e llixhave janë pjesë e projektit “Bënja – Destinacion Ndërkombëtar Turistik”, financuar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit. Sipas dokumentacionit të tenderit, fondi limit i projektit ishte 209.7 milionë lekë, ndërsa kontrata iu dha kompanisë fituese “Ergi” SHPK me pronar Nuri Belba për rreth 162.7 milionë lekë pa TVSH.
Komente










Shume mire qe kerkohet llogari sepse tregon qe populli eshte vigjilent or teeeejjjjj
PërgjigjuNje pjese e popullit qe mori pjese ne shkaterimin e Shqiperise nuk i lind nevoja per te kerkuar llogari .