Rama përplasje me teknikët e
PD për drejtorët e Hipotekave

Rama përplasje me teknikët e<br />PD për drejtorët e Hipotekave
'Puç teknik'! Largimi i drejtorëve të Hipotekave pas urdhrit të kryeministrit është bërë “mollë” sherri mes Ramës dhe ministrit teknik, Gazment Bardhi që u emërua pas propozimit të Bashës.
 
Pavarësisht se misionin e tyre e mbaruan pas përfundimit të zgjedhjeve, ministrat e PD vijojnë që të jenë në kabinetin qeveritar, madje duke tejkaluar edhe kompetencat për të cilat u emëruan.
 
Gazment Bardhi në mënyrë të paprecedentë nuk lejoi dorëheqjet e 11 drejtorëve të Hipotekave (pas kërkesës së Ramës), por kryeministri anuloi urdhrin e ministrit, duke bërë të qartë se dorëheqjet e krerëve të degëve të Hipotekës nuk mund të refuzohen.

Me vendimin e fundit për të bllokuar dorëheqjet e 11 drejtorëve të Hipotekave, ministri teknik i PD ka kaluar kompetencat duke vepruar në fushë politike.
 
Ministrat e PD, përfshirë Bardhin kanë vetëm kompetenca teknike dhe jo politike për të bllokuar dorëheqjet nga detyra të drejtorëve të Hipotekave.
 
Është i çuditshëm dhe absurd vendimi Bardhit, që jo vetëm që vazhdon të rrijë në detyrë, por po kalon kompetencat duke shkaktuar një 'puç teknik' me bllokimin e lëvizjeve politike.
 
Ministrat e PD u emëruan në bazë të marrëveshjes së 18 Majit si garanci për opozitën për zgjedhjet, por edhe pas përfundimit të procesit të 25 qershorit, ata vijojnë në detyrë duke mos u lëkundur nga kërkesa e Ramës për largimin e tyre.
 
Ata janë shprehur se janë në përgatitje të një raporti për zgjedhjet të cilin do ia dorëzojnë edhe ndërkombëtarëve më pas do të largohen, por se kur ende nuk dihet, ndërsa nga kompetencat teknike po shtrijnë fushën e veprimit në politikë...

Dikasteri i Drejtësisë ka pasur më shumë lëvizje mandatin e parë të Ramës nga të tjerët, kjo për shkak të përplasjeve të kryeministrit me ministrat, por jo vetëm. Në katër vite në krye të Ministrisë së Drejtësisë kanë qenë Nasip Naço, Ylli Manjani, Petrit Vasili nga LSI dhe Gazmend Bardhi nga PD. 

Ministri i PD nuk lejon dorëheqjet e 11 drejtorëve të Hipotekave
Kur kanë kaluar 10 ditë nga ultimatumi i Edi Ramës për të dhënë dorëheqje të gjithë drejtuesit e hipotekave në rrethe, ministri teknik i Drejtësisë nga radhët e PD, Gazmend Bardhi sfidon këtë urdhër të kryeministrit. 

Gazment Bardhi ka pezulluar dorëheqjet e 11 Regjistruesve të Zyrave Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme.

Dorëheqje kanë dhënë 11 drejtorë të hipotekave nga 35 zyra regjistrimi që janë në të gjithë vendin.

Kësisoj, nga detyra janë larguar nga detyra drejtorët e hipotekave të Vlorës, Kukësit, Dibrës, Elbasanit, Tropojës, Hasit, Matit, Kuçovës, Bulqizës, Lezhës dhe Kurbinit. Javën e kaluar, dha dorëheqje drejtorja e hipotekës së Tiranës, Lediana Bardhi.

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë