Kryministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, me një video ka ironizuar zgjedhjet e Bashës në listat për deputetë për zgjedhjet e 25 prillit. 

Në video shihen Nard Ndoka, Dashamir Shehi, Agron Duka, Fatmir Mediu etj. 

“Demokratët të ngrohen në diell! Memexhinjtë i zunë vendet. Ja pse u tremb Luli kur pa në ëndërr që Memet do ndaloheshin me ligj”, shkruan Rama.

Për këtë ka reaguar dhe kryedemokrati Lulzim Basha përmes një postimi në Tëitter ku shkruan se kur Edi Rama qesh, Shqipëria qan. Ai thotë se shqiptarët janë lodhur nga kryeministri dhe se këtë do ta mësojë më 25 prill.

 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Edi Rama (@ediramaal)

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:12
'Demokratët ngrohen në diell', Basha i përgjigjet Ramës: Nuk e kupton se shqiptarët janë lodhur prej tij, këtë do ta mësojë më 25 prill

1610996809_ramabashaaaae15357122433551024x640.jpeg

Kryedemokrati Basha i është përgjigjur ironisë së kryeministrit Rama për kandidatët për deputetë të demokratëve.

Përmes një postimi në Twitter, basha thotë se kur Rama qesh, Shqipëria qan. Ai thotë se Rama e ka të vështirë të kuptojë që shqiptarët janë lodhur prej tij dhe këtë do ta mësojnë në 25 prill kur ta largojnë nga posti i kryeministrit.

"Kur Rama qesh, Shqipëria qan. Duket se ai e ka të vështirë të kuptojë që shqiptarët anembanë vendit janë lodhur prej tij. Këtë do ta mësojë mirë në 25 Prill kur ta largojmë dhe të sjellim një të ardhme më të mirë për familjet shqiptare" - shkruan Basha.