Rama poston videon nga lungomare në Sarandë: Më e bukur se asnjëherë tjetër

Kryeministri Edi Rama ka postuar një video nga lungomare e re e Sarandës. Këtë sezon veror Saranda duket edhe më e bukur për turistët dhe me një shëtitore të re ku mund të shijohet shëtitja buzë detit, ndërsa anës saj janë mbjellur pisha.

“Mirëmëngjesi dhe me Sarandën që këtë sezon është më e bukur se asnjëherë tjetër, ju uroj një fundjavë të qetë”, shkruan Rama.

Saranda turistik tërheq mijëra turistë vendas e të huaj, ndërsa transformimet në infrastrukturë të bëra për të e bëjnë edhe më tërheqëse. Qyteti ka marrë tjetër pamje dhe shëtitorja do të kthehet në një hapësirë publike shumëfunksionale në shërbim të banorëve e pushuesve gjatë sezonit veror.

Saranda, e ndodhur në gjirin e detit Jon, konsiderohet si një nga vendet më të bukura të rivierës shqiptare dhe nga destinacionet më argëtuese. Përveç diellit e plazhit, Saranda njihet dhe për historinë dhe kulturën e saj: e magjishme është kalaja e Lëkurësit, ndërsa Parku Arkeologjik i Butrintit tërheq turistët e shumtë me historinë e tij mijëra vjeçare dhe bukuritë natyrore të Syrit të Kaltër.

I.K/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tani Divjake: 07/08/2021 08:58

    Po ne Divjake do te vini dore?Ka ngelur plazhi si para 500 vjetesh...Vetem zhuga dhe gabinat e ndertuara nga qeveria e Ahmet Zogut...Apo vilat tuaja i keni ndertuar ne Sarande dhe Durres..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës