Hahn mbërrin në Tiranë, takon Ramën: 2019-a vit kyç për të ardhmen e Shqipërisë, nxitoni me reformat

Hahn mbërrin në Tiranë, takon Ramën: 2019-a vit kyç për të ardhmen e Shqipërisë, nxitoni me reformat

Komisioneri i BE Johannes Hahn dhe kryeministri Edi Rama

"2019-a është një vit kyç për Shqipërinë dhe të ardhmen e saj europiane". Kështu shprehet komisioneri për Zgjerimin e BE, Johannes Hahn, teksa poston në rrjetet sociale foton e takimit me kryeministrin Edi Rama. Hahn ka mbërritur në Tiranë pasditen e sotme duke nisur zyrtarisht vizitën e tij. Duke dhënë detaje për takimin me Ramën, Hahn shkruan se është besimplotë se qeveria do përshpejtojë kursin reformator deri në muajin qershor, përpara vendimit të Këshillit të Ministrave të BE për çeljen e negociatave të anëtarësimit. 

Postimi i Hahn
I lumtur të jem në Tiranë bashkë me kryeministrin Edi Rama. Viti 2019-të është vendimtar për Shqipërinë. I sigurt që Qeveria, institucionet dhe të gjitha forcat politike do të vazhdojnë me ritme të rëndësishme në reformat kyçe përpara vendimit të Këshilit Europian në qershor duke realizuar perspektivën e saj europiane”.

Postim i Hahn në rrjetet sociale

Pas njoftimit të Hahn ishte zyra e delegacionit të BE në Tiranë që dha detaje për takimin e komisionerit të BE për Zgjerimin me kryeministrin Edi Rama. 

"Komisioneri nënvizoi se është e rëndësishme të vijohet me impulsin e mirë të vitit të kaluar për të dhënë rezultate të prekshme në programin e reformave, çka është vendimtare duke pasur parasysh vendimin e ardhshëm të Këshillit të BE-së lidhur me hapjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë në qershor 2019.

Reforma në drejtësi vazhdon të japë rezultate dhe ristrukturimi institucional i gjyqësorit duhet të përfundojë brenda javëve të ardhshme. Komisioneri Hahn vuri në dukje veprimet e kohëve të fundit kundër krimit të organizuar si një shenjë pozitive në këtë drejtim, që megjithatë duhet të bëhet pjesë e një vazhdimësie arritjesh solide dhe të pasohet me ndjekje penale dhe dënime përfundimtare. Lufta kundër krimit të organizuar dhe lufta kundër korrupsionit në të gjitha nivelet mbeten prioritete në marrëdhëniet BE-Shqipëri.

Komisioneri shprehu shqetësim rreth numrit ende të lartë të aplikimeve të pabazuara për azil nga qytetarë shqiptarë në disa shtete anëtare të BE-së. Shkaqet themelore duhet të trajtohen dhe bashkëpunimi me qeveritë e shteteve anëtare të BE-së, të prekura nga ky fenomen, duhet të intensifikohet më tej.

Komisioneri përsëriti se angazhimi i fortë në procesin e integrimit në BE nga kryeministri Rama është kyç dhe se dialogu konstruktiv politik midis të gjitha partive politike, si dhe gatishmëria për të punuar së bashku në interes të të gjithë qytetarëve shqiptarë, është thelbësore për të ardhmen evropiane të Shqipërisë. Një marrëveshje ndërpartiake për reformën zgjedhore për të trajtuar rekomandimet nga OSBE / ODIHR do të ishte një mundësi e mirë për ta treguar një gatishmëri të tillë", thuhet në njoftimin e delegacionit të BE në Tiranë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës