Gjatë fjalës së tijë rama është shprehur se Maliqi është një nga ato bashki të vendit, të drejtuara nga Partia Demokratike në të cilën nuk është bërë asnjë investim, duke premtuar se pas 21 qershorit kjo “pasuri”, -siç e ka quajtur ai maliqin do të kthehet një zonë që do të sjellë fitime të mëdha për banorët e saj.
“Ky është një terren ku nuk është bërë asnjë reformë dhe janë shpërndarë vetëm lëmosha për ti mbajtur këta njerëz peng, duke i lënë në mjerim. Ne do ta kthejmë këtë zonë në drejtimin e duhur. Është e papranueshme që kjo pasuri të mos kthehet në fitim, në para për banorët e kësaj zone që të ushqehen e të mbajnë familjet e tyre. Në 21 qershorë ne do të fuqizohemi shumë sepse në çdo zonë do të kemi partnerët tanë që do të punojnë për të bërë ndryshimin e madh në fshat. Bashkitë e reja do të administrojnë dhe do të mundësojë funksionimin e të gjitha kanaleve ujitëse. Vota e 21 qershorit është votë për shtëpitë tuaja. Është votë që mundëson më shumë shkolla, çerdhe , më shumë mundësi , hapësira, kushte për tu shlodhur për të moshuarit, për më shumë pun, më shumë ujë të pijshëm e një transport normal dhe përgjigja është Gëzim Topçiu. Këta janë njerëz që kanë mësuar se çështë puna, që ta bësh çdo gjë me punë, se puna është ajo që të nxjerr nga kushte të vështira në kushte më të mira”, tha Rama.
Më tej ai ka akuzuar Partinë Demokratike se premtimet që ato po bëjnë për rikthimin e taksës së sheshtë janë vetëm për të marë para nga rrogat e mësuesve apo mjekëve të cilat janë shumë të vogla.
“Shqupi nuk duhet lejuar të marë askënd për budalla. Këta bëjnë fushatë se do rrisin rrogat e pensionet, kush do ta bëjë këtë kryetari i bashkisë. Bëjnë fushatë duke thënë se do kthejmë prap taksën e sheshtë dhe këtë për të futur duart në xhepat e mësuesit, infermierët të cilët kanë një rrogë shumë të ulët. Ofertë e re avaz i vjetër, se nuk kanë avaz tjetër. Ne jemi dy parti në partneritet politik, por jemi një koalicion që shkon përtej gardheve politike dhe kemi detyrimin tju themi të gjithë demokratëve edhe atyre që nuk ndahen dot nga shkopi i SHQUPIT sepse kemi të drjtën të marim votën e të gjithëve”, tha ai.
Meta: Do punojmë për rritjen e interesit të tregëtarëve
Ndërsa Kreu i LSI-së gjatë fjalës së tij, në prezantimin e kandidatit Gëzim Topçiu për bashkinë e Maliqit, u shpreh se përveç shumë punëve dhe reformave që do të ndërmerren për këtë zonë, e një rëndësie të veçantë është reforma në veterinari, për të cilën qeveria do të nisë menjëherë punën.
“Ne jemi të vendosur për të punuar në reformën e veterinarisë. Jemi duke punësuar edhe për rritjen e importeve të mishit dhe për ti dhënë mundësis shumë familjeve që meren me këtë biznes që ta kthejnë atë në një biznes fitimprurës dhe jo vetëm mbijetues. Do rrisim interesin e të gjikthë tregarëve. Bashkimi i të gjitha këtyre njësive në bashkinë e re të Maliqit, do të rrisë standardet e të gjithë qytetarëve të kësaj zonë. Ndaj votoni për drejtimin e duhur, votoni për Gëzim Topçiun, i cili është drejtimi i duhur për të gjithë ju, -tha Meta.
Topçiu: Do asfaltojmë rrugët që në vitin e parë të mandatit tonë
Ndërsa kandidati për bashkinë e Maliqit, Gëzim Topçiu gjatë fjalës së tij është shprehur se bashkia e Maliqit ka nevojë për djem dhe vajza të reja, të cilat punojnë dhe që me punën e tyre do ti ofrojnë kësaj zone imazhin e duhur.
“Është një bashki e madhe dhe kërkon djem e vajza të reja që të marin përgjegjësi për të punuar pas 21 qershorin. 400 mijë dollarë jep PS për fasadat e pallateve që Maliqi nga një vend me papunësi të madhe të kthehet një vend i cili ofron vende pune. PD-ja nuk ka bërë asgjë, as kanalet e ujit të pijshëm e asgjë. Ne do ta fillojmë punën nga mundësimi i ujit të pijshëm sepse pa ujë nuk ka jetë. Bujqësia është në degradim të plotë. Kemi një projekt të Bankës Botërore, prej 8 milion euro, i cili duhet financuar menjëherë në fushën e korçës që ajo fushë të jetë si para vitit 90-të. Komunat i kanë lënë fshatrat tonë në mëshirë të fatit. Ne do asfaltojmë ato rrugë që në vitin e parë të mandatit tonë”.- tha Topçiu
Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)