Tërmeti 'bashkon' Ramën dhe Metën! Presidenti dekreton Ahmetajn si ministër i Rindërtimit, 'pa asnjë sekondë vonesë'

TIRANE- Krijohet Ministria e Rindërtimit. Kryeministri Edi Rama i ka propozuar presidentit Ilir Meta emërimin e Arben Ahmetajt si ministër shteti për Rindërtimin. Bashkangjitur propozimit që i është dërguar kreut të shtetit, Rama shkruan se programi i Rindërtimit dikton hapjen e një vendi të posaçëm në tryezën e Këshillit të Ministrave, për koordinimin e të gjitha institucioneve vendase e ndërkombëtare që lidhen me këtë program.

"Programi i Rindërtimit dikton hapjen e një vendi të posaçëm edhe në tryezën e Këshillit të Ministrave,ku një ministër i ngarkuar ekskluzivisht me koordinimin e të gjitha institucioneve vendase e ndërkombëtare që lidhen me këtë program,të ndjekë orë e minutë zbatimin e Programit", shkruan Rama.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i presidencës. Zëdhënësi Tedi Blushi ka njoftuar se presidentit Ilir Meta ka dekretuar menjëherë Ahmetaj në pozicionin e propozuar nga kreu i qeverisë.

"Asnjë sekondë vonesë për dekretimin e ministrit të ri të Shtetit për Rindërtimin", shkruan Blushi.

Unifikimi i qëndrimit të dy institucioneve, vjen pas disa muajsh përplasje dhe akuza të ndërsjella, pikërisht në kuadër të tragjedisë që shkaktoi tërmeti i 26 Nëntorit. Ministria e Rindërtimit tashmë do të koordinojë punën e të gjithë mekanizmave të angazhuara për rimëkëmbjen e ndërtesave që u shembën pas tërmetit. Veç fondeve të shtetit, donacioneve të OJF-ve, një mbështetje e madhe ka ardhur edhe nga faktori ndërkombëtar.

Komisioni Europian ka vendosur të organizojë në Tiranë konfrencën e donatorëve, në fund të Janarit të vitit të ardhshëm, periudhë e cila përkon edhe me përpilimin e faturës së dëmeve e cila do të jetë gati në datë 16 Janar.

Propozimi i kryeministrit Edi Rama

Dekretimi i Arben Ahmetaj si ministër i Rindërtimit

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:28
Meta dekreton Arben Ahmetajn ministër Shteti për Rindërtimin


Presidenti Ilir Meta ka dekretuar, propozimin e Kryeministri për të emëruar Arben Ahmetaj si ministër Shteti për Rindërtimin e zonave të prekura nga tërmeti i rënë më 26 nëntor, ku la pas 51 viktima dhe mijëra banesa të shkatërruara.

Pas dekretimit të Metës, automatikisht Ahmetaj është Ministri i Shtetit për Rindërtimin. Gjatë ditës së sotme menjëherë pasi u bë propozimi për Ahmetajn, Presidenca nuk vonoi dhe deklaroi se binte dakord për ministrin e Shtetit.

Politika në këtë kohë të vështirë që po kalon Shqipëria pas tërmetit janë mobilizuar për të dhënë sadopak ndihmë.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Pencionisti: 14/12/2019 02:10

    Z president ke bere krim me dekretimin e hajdutin e pencionisteve ahmetaj

    Përgjigju
  • E mi gra nti: 13/12/2019 13:12

    Tashi i mori dreqi lekët e buxhetit shtetit, lekët e donatorëve privatë, fondet e BE dhe BB. Po pse, i varen mëlçitë në qafë ujkut Ahmetaj? Mjer populli shkretë.

    Përgjigju
  • Tini: 13/12/2019 13:06

    E gjeti Rama adapun e PPP

    Përgjigju
  • Tironsi: 13/12/2019 13:04

    Arben Ahmetaj Nje SUPER HAJN.

    Përgjigju
  • Anna: 13/12/2019 13:01

    Po i varin ujkut melcite ne qafe, o mjere ne.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Kush është gruaja e fshehur në Vjenë, që di gjithçka për aferat e Metës: I duhej një dëshmi force për t’u mbyllur gojën dëshmitarëve

Kush është gruaja e fshehur në Vjenë, që di gjithçka për aferat e Metës: I duhej një dëshmi force për t’u mbyllur gojën dëshmitarëve