“Sot na duhet të kuptojmë se PS ka fatin e 25 viteve të ardhshme. Jo në kuptimin se mbas 25 vjetësh do të jetë në pushtet apo se do të vazhdojë të jetë kjo qeveri, por ajo që po përpiqemi të bëjmë sot do të përcaktojnë 25 vitet e ardhshme”, tha Rama.
Fjala e plote e Rames
Kreu i qeverisë ishte kritik jo vetëm me opozitën që sipas tij po “bën cirk” me qytetarët , por edhe me mbështetësit PS-së duke thënë se nuk duhet ta shohin votën e dhënë në shërbim të interesit të tyre të ngushtë.
“PS nuk mund të jetë hapësira ku tema dominuese është si të gjejmë një punë në shtet. Nuk mund të jetë hapësira kush është ky, kush është ai, ky është i PD, ky është i atij dhe duhet të shkoj t’i zë vendin. Kjo është e së shkuarës. Kemi marrë një besim për të bërë një transformim të madh që në radhë të parë duhet të jetë për gjeneratën tjetër”, tha Rama.
Këtë gjë Rama e argumentoi kështu: Vendosja e një mësuesi se është i partisë zgjidh problemin e rrogës së një njeriu por shkatërron të ardhme e qindra mijërave nxënës që do t’i mësojë ky njeri. Vendosja e një njeriu në forca e sigurisë me këtë kriter zgjidh rrogën por vë në rrezik jetën dhe sigurinë e shumë më më shumë personave të tjerë. Kam digju që unë votova PS, por nuk më keni gjet punë. Dakord e kuptoj pjesën që njerëzit kanë të drejtë të pretendojnë që të japin kontributin e tyre dhe kanë të drejtë që pretendojnë që dikush tjetër ka zënë padrejtësisht vendin ku synon, por votën PS i ka kemi dhënë të gjithë për të bërë reforma dhe për të ndryshuar Shqipërinë nuk ia kemi dhënë ngushtësisht për vendin e punës.
Lidhur me qëndrimet publike të opozitës për luftën kundër informalitetit, Rama u shpreh se të djathtët spekulojnë dhe shpifin.
“Tregtarët që protestojnë i nxjerr paniku që i fusin në shpirt këta spekulantë dhe shpifës që bëjnë cirk me ndjenjën e të varfërve dhe atyre të dobëtëve. Si mund të dalësh dhe t’u thuash në fshat mos merrni NIPT-in se do u vendosin taksa. Ky është krim! NIPT nuk duhet të për të paguar taksa por të marrë mbrapsht TVSH”, deklaroi Rama.
Duke numëruar gjendjen skandaloze në arsim, shëndetësi, bujqësi, polici, etj, Rama tha se është marrëzi të ndalosh dhe jo të vazhdosh për të çuar përpara reformat e nisura.
“Gjenerata jonë i ka hallall të gjithë dhimbjet e reformave sepse për vite të tëra u përfaqësua nga ata që bënë të gjithë këtë katrahurë. Por ndërkohë nuk mund tua trashëgojmë këtë situatë fëmijëve tanë”, tha ai.
Pjesë nga fjala e Ramës në Lezhë:
Janë 12 vjet që kur kam ardhur në këtë sallë si rishtar i PS. Kur bëheshin zgjedhejt për lidershipin e PS. Gjëra që duheshin të ishin zgjidhur.
Jemi në kushtet kur duhet të përballemi me qindra mijëra ndërtime pa leje.
Me dhjetëra mijëra të rinj të gjymtuar nga një sistem arsimor fars.
Jemi në kushtet kur duhet ë përballemi me trashëgiminë me një polici shteti që vetëm e shtetit nuk mund të quhet dhe vetëm polici nuk ishte.
Për të gjitha këto vazhdon debate a thua se po zbulojmë amerikën ndërkohë që këto duhet të ishin zgjidhur shumë vite më përpara.
Kemi ende problem madhor titujt e pronësisë.
25 vjet pasi kanë marrë të drejtën të gëzojnë tokën njerëzit në fshat nuk kanë ende tituj pronësie.
Dhe ne përfshihemi në debate idiote.
Më thoni një vend ku mjaft ntë shkoi uji në arë.
Do më thoni arsimin. Kur kemi një ushtri të tërë pa punë me diploma që nuk i duhen as dreqit.
Që janë si ato faturat e Sudes që kur doli në dritare tha kjo ishte loja.
Burra nga 30 vjet që i kërkojnë para prindërve se nuk bëjnë asgjë me diplomat që kanë.
Në spitale kur hyje gjeje çdo gjë si në pazar përveç mjekut.
Do më thoni rrogat, që rriteshin me gjasme dhe propagandohej si një rritje e madhe ndërkohë që vetëm me heqjen e taksës së sheshtë i kemi rritur me 7.5%.
Nuk ka rrugë tjetër. Të gjitha rrugët e tjera të gjitha shtyrjet për nesër se nuk po durojmë dot dhimbjet janë vetëm një kosto më e lartë nesër. Ku ka në botë prind që shtyn për nesër një operacion që i duhet sot fëmijës së vet.
Ku ka në botë që thotë nuk ia jap ilaçet se janë të hidhura dhe i jep karamele.
Nuk ka rrugëzgjidhje.
Si të vazhdojë ky popull nga njerëz që bëjnë propagandë gjithë ditës.
Me fantazi të shfrenuar për etje për pushtet.
Çka po bëjmë sot është në emër të së ardhmes.
Kush nga argumenton të kundër është e shkuara.
Hera e parë që nuk kemi gropë për energjinë.
Ne 2012 janë dashur 210 milionë dollar për të mbajtur sistemin e vjedhjes.
Para de të vija këtu ishim në Dajç. Një kanal qe e kam parë para dy vitesh të mbushur me plehra që ishte arsye pse prurjet më të vogla përmbysnin të gjithë zonën.
Kanali ishte hapur kjo nuk do të thotë se hapja e një kanali shpëtoi bujqësinë.
Sot falë mbështetjes që ne i kemi dhënë në radhë të parë për të çuar ujin.
Na duhej të frenonim hemorragjinë dhe të vazhdonim operacionin. Nuk jemi në kushtet kur t’i kërkojmë pacientit të çohet dhe të vrapojë.
Vitin e ardhshëm do të kurorëzojmë dhe përpjekjet për të hequr aforfetë
Shqiptarët nuk e kanë lënë pa paguar energjinë se kanë qenë të dëshiruar ta bëjnë këtë gjë, por kanë qenë të udhëhequr mbrapsht.
Qeveria ua la aty borxhet, duke u thënë mos paguani mos paguani.
Vazhdo ha e pi dhe unë t’i mbaj shënim dhe sot vazhdo edhe flet.
Mund të ketë moral,. Mund të ketë logjikë që tu thuash sot shqiptarëve se këta u vodhën 600 milionë dollarë.
Ndërkohë që kompania ishte lënë në mëshirë të fatit dhe rrezikonim të pagun8im një shumë që nuk do e mbanin dot sistemi ynë financiar nëse do të humbisnim një gjyq që ishte qartësisht i humbur.
Ne i shpëtuam shqytarëve 812 milionë dollarë.
I morëm asetet, borxhet i kthyem në para.
Zgjidhëm një problematike të tërë që mund të na kishte kushtuar lëkurën.
Kemi një rritje eksportesh spektakolare po të marrim parasysh me sa pak ka ardhur.
Reformat janë në proces dhe duhen çuar deri në fund. Nuk i sjellin rezultatet kaq shpejt.
Ka një problem me inspektorate tatimeve që janë në ballë këtë këtij operacioni.
Nuk janë të gjithë ë edukuar, profesionistë apo të ndershëm. Një pjesë e madhe kanë probleme, shpesh herë të rënda. Plus nuk janë mësuar kurë deri dje të bëjnë punën në shërbim të qytetarë dhe të respektonin qytetin biznesin edhe kur e kapin gabim. Kur e kap gabim vëri gjobën dhe nuk ke pse i flet si harbut.
Kjo nuk zgjidhet me moral, por do reformë.
Pjesë e reformës është që shumë shpejt ne ti tërheqim inspektorë, të mos ketë inspektorë në çdo qytet. Zyrat e tatimeve të jenë për këshillim dhe biznes nuk do të ketë çdo ditë inspektorë.
Po më thoshte një zotni më kanë ardhur 6 herë brenda javës.
Por që t’i tërheqim nga terrini do të thotë të kesh një sistem që t’i kontrollosh.
Kjo do heqë një pjesë shumë të madhe të korrupsionit.
Kjo është që them nuk luftohet korrupsioni hiq Colin e vij Lolin. Duke ndryshuar sistemin që Coli të mos bëjë ca të dojë.
Por duhet kohë dhe duhet durim se nuk vijë.
Se ne kemi dhe proverbin u tha u bë. Dhe kush thotë u tha u bë nuk ta bën normalisht.
Kemi shumë më pak anëtarë seç kemi zgjedhës.
Ka shumë prej tyre që janë shumë më të denjë se ndërsa ndër ne që e konsiderojnë hapësirën e organizatës si hapësirë që duhet mbrojtur nga armiku i jashtëm.
Vendosja e një mësuesi se është i partisë zgjidh problemin e rrogës së një njeriu por shkatërron të ardhme e qindra mijërave nxënës që do t’i mësojë ky njeri.
Vendosja e një njeriu në forca e sigurisë me këtë kriter zgjidh rrogën por vë në rrezik jetën dhe sigurinë e shumë më më shumë personave të tjerë.
Kam digju që unë votova PS, por nuk më keni gjet punë. Dakord e kuptoj pjesën që njerëzit kanë të drejtë të pretendojnë që të japin kontributin e tyre dhe kanë të drejtë që pretendojnë që dikush tjetër ka zënë padrejtësisht vendin ku synon, por votën PS i ka kemi dhënë të gjithë për të bërë reforma dhe për të ndryshuar Shqipërinë nuk ia kemi dhënë ngushtësisht për vendin e punës.
Sot jam kryeministër, nesër nuk do të jem kryeministër dhe pasnesër nuk do të jem asgjë por votën nuk do ta kushtëzoj me veten time.
Por do të ndihem mirë me atë çfarë bën PS.
Mbi 70% e tyre që duan punë e duan në shtet.
Por nuk është shteti përgjigja e të gjithë atyre që duan punë.
Punëmarrësit më të mëdhenj në zyrat e punës janë ata që vijnë nga emigracioni. Sepse janë mësuar me punë.
Shumë të tjerë unë pa punë jam por nuk jam për lëmoshë te privati, po dua punë në shtet.
Redaksia Online
(f.s/shqiptajra.com)