Kryeministri Edi Rama në kuadër të 35-vjetorit të PS, nga Berati hodhi poshtë pretendimet se zona e Zvërnecit i është shitur Izraelit, duke i cilësuar ato si teori të rreme që synojnë të krijojnë konfuzion në opinionin publik.

“Janë investime që mobilizojnë të gjithë zonën. Investimi në Zvërnec, sjell përfitime të mëdha. Do të rritet vlera e pronës. Çfarë do me thënë që Shqipëria është e shqiptarëve, kush e ka vënë në diskutim? Por si do t’i bëjmë shqiptarët të ndjehen në Shqipëri. Normalisht kush proteston duhet të thotë unë protestoj për këtë projekt? Por nuk kanë se si ta nxjerrin sepse projekti akoma nuk ka përfunduar, Është një projekt që punohet prej vitesh.

 Në emër të interesit të shqiptarëve kemi mbajtur një qëndrim kërkues…Bie pre e ca pseudo-myslimanëve që përhapin një legjendë që Zvërneci i është shitur Izraelit dhe aty do vijnë palestinezët…Përhapin edhe video ku kërkojnë të dinë emrin , mbiemrin dhe vendbanimin e atij rojës që bërë atë akt skandaloz dhe e duan sepse duan ta vrasin dhe e thonë",  tha Rama.

Rama gjatë fjalës së tij nuk la pa komentuar edhe artikujt e mediave greke në lidhje me protestat në Zvërnec.

"Na është shqetësuar media greke nga mëngjesi në darkë për mjedisin në Shqipëri. Ndërkohë askush nuk tregon projektin, që po ndërtohet nga studiot më prestigjioze në botë, studimi për mjedisin po bëhet nga studiot më prestigjioze në botë. Pa gjithë këto nuk ka leje ndërtimi. Ku janë këto? Nuk janë se nuk kanë përfunduar. Atëherë çfarë bëhet kundërshtia. Ajo që ndodhi ishte skandaloze. Shtet matet me mënyrën si reagon. Ça duhet të bëjmë më shumë qeveria dhe shteti. Arrestimin e personit, vënien në ndjekje penale të rojeve aty. Heqjen e licensës së kompanisë private. Çfarë duhet të bëjmë?", shtoi Rama.


Lajmi kryesor:

Protesta në Tiranë për Zvërnecin, Rama: Kush e ka kërcënuar natyrën? Protestuesit pre e manipulimeve, toka nuk i është shitur Izraelit