Rama publikon fotot nga aksi rrugor Korçë-Ersekë: Në fillimit të sezonit dimëror, gjysma e rrugës do të përshkohet në shtratin e gjurmës së re

Rama publikon fotot nga aksi rrugor Korçë-Ersekë: Në fillimit të sezonit dimëror, gjysma e rrugës do të përshkohet në shtratin e gjurmës së re

Rruga Korçë-Ersekë

Në fillim të dimrit pritet gjysma e rrugës Korçë – Ersekë do të jetë gati për të evituar një pjesë të aksit të vjetër. Këtë e njoftoi kryeministri Edi Rama në Facebook, ku postoi edhe fotografi gjatë punimeve.

“Dhe me ritmin e shpejtë të punës për ndërtimin e rrugës Korçë - Ersekë, ku pritet që brenda fillimit të sezonit dimëror, gjysma e aksit të përshkohet në shtratin e gjurmës së re, duke evituar njëherazi një pjesë të udhëtimit nga aksi i vjetër, ju uroj një ditë të mbarë”, shkroi Rama.

Aktualisht aksi rrugor Korçë-Ersekë ka një gjatësi prej 45 kilometrash, ndërsa me përfundimin e segmentit të ri distanca shkurtohet në 35 kilometra. Po kështu, aksi i ri do të ketë të gjithë elementët e nevojshëm që lidhen me sigurinë rrugore. Ndërtimi i tij do të nxisë zhvillimin e mëtejshëm turistik të juglindjes së vendit duke afruar më pranë dy zona me mjaft potenciale, siç është Korça dhe Erseka.

 

D.GJ/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Paqo: 16/09/2022 14:25

    Shume mire por me mire do ishte te fillonte rruga e re Erseke-Leskovik-Carcove me gjatesi 35 km nga 60 km qe eshte sot. Projektin duhet ta beje studioja qe ka bere rrugen Qarr-Erseke.

    Përgjigju
  • Bim: 15/09/2022 13:10

    A jeni te njejtit ju qe komentoni keshtu qe PS kursen pak lek apo me shume???

    Përgjigju
  • Gesi: 15/09/2022 13:01

    Rruga ka qen n gjendje te mjerueshme i duhej patjeter kjo nderhyrje

    Përgjigju
  • Vera: 15/09/2022 13:00

    Kjo rruge e kishte shume te nevojshme kete investim. M vjen mir qe kemi nje kryeminister te perkushtuar

    Përgjigju
  • Alba: 15/09/2022 12:36

    E kam ber disa here kete rruge dhe me thene te drejten ishte shume e nevojshme permiresimi i saj

    Përgjigju
  • rei: 15/09/2022 12:28

    besoj kjo rruge do e zhvilloj akoma me shume qytetin e ersekes

    Përgjigju
  • Dritan: 15/09/2022 12:25

    Dita dites po shohim qe akset rrugore ne vend po marrin nje ndryshim te madh vetem qe automjetet mos te hasin probleme

    Përgjigju
  • erti: 15/09/2022 12:19

    eshte mire te shohim se rruget tona sjan me sic i kishte len sala e mund te qarkullojm lirshem

    Përgjigju
  • miranda: 15/09/2022 12:18

    keni menduar shume mire sidomos tani qe afron edhe sezoni dimeror dhe turistet zgjedhin boren per te kaluar pushimet

    Përgjigju
  • Mondi: 15/09/2022 12:18

    Aksi rrugor korce erseke do te lehtesoje kalimin e automjeteve ku nuk do te kete me gropa qe i prishnin automjetet

    Përgjigju
  • betim: 15/09/2022 12:17

    jan te tilla punime ato qe do e zhvillojne vendin tone ne shume aspekte sidomos turizmin

    Përgjigju
  • Joni: 15/09/2022 12:16

    Shpresoj qe kjo rruge te perfudoj sa me shpejt e te jet gato per sezonin e dimrit

    Përgjigju
  • Leo: 15/09/2022 12:16

    Dicka mese e nevojshme pasi kjo rruge ka qene vertet problematike

    Përgjigju
  • Jorgo: 15/09/2022 12:14

    Dita dites po shohim ivestime ne ifrastrukturen rrugore ky aks rrugor do te ndihmoje shume ne kalimin e automjeteve

    Përgjigju
  • kleo: 15/09/2022 11:20

    cdo dite qeveria jone ka ber punime shume te mira duke i ardhur ne ndihme vendit

    Përgjigju
  • ori: 15/09/2022 11:19

    vendi jone po zhvillohet shume dita dites fale puneve te mira qe po behen vend

    Përgjigju
  • Jola: 15/09/2022 11:00

    Tani dimrit do jete me e lehte te shkojme ne Erseke se rruga me pare ka qene katastrofe edhe veres imagjino me ncricat ne dimer

    Përgjigju
  • Anis: 15/09/2022 10:58

    Shyqyr qe u be se me vertet ka qene skandal si rruge

    Përgjigju
  • berti: 15/09/2022 10:25

    mbajm mend rruget e dikurshme ne cfare gjendje kane qene per faqe te zez,keshtu duhet vetem me pune do te arrijme gjithcka

    Përgjigju
  • teo: 15/09/2022 10:24

    tani qe jemi dhe prag sezonit te dimrit keto investime ne kete zone jane mjaft te mira

    Përgjigju
  • regi: 15/09/2022 10:23

    keshtu po ke qef me ec neper rruget e vendit tone tani,respekte per keto pune kaq te mira qe po beni

    Përgjigju
  • Sea: 15/09/2022 10:20

    Na kenaqet zemrat me keto investime qe beni ne vendin tone .Rruget jane faktori me i rendesishem qe ndikojne ne zhvillimin e vendit e ju po i jepni rendesine e duhur

    Përgjigju
  • Besi: 15/09/2022 10:18

    Tani qe po ofron dhe sezoni i dimrit,me vjen mire qe po beni investime ne rruget e vendit sepse do e kemi me te lehte per te levizur ne keto zona per te kaluar pushimet dimerore

    Përgjigju
  • Teo: 15/09/2022 10:16

    Investim i nevojshem ne kete aks rrugor,tashme do jete me e lehte te kalojme ne kete rruge

    Përgjigju
  • vilsoni: 15/09/2022 10:05

    nje investim shume i mire i ber ky ne fushen e infrastruktures se vendit

    Përgjigju
  • Dori: 15/09/2022 09:58

    Super investim ky zhvillimi qe ka pasur infrastruktura ka qen e madhe

    Përgjigju
  • vini: 15/09/2022 09:51

    rruge shume e pershtatcme dhe shume funksjonale sidomos tani qe do kemi sezonin turistik dimeror pasi eshte shume bukur

    Përgjigju
  • dori: 15/09/2022 09:50

    dhe kur ishte e pa ndertuar tamam kjo rruge ka qen shume e perdorur sidomos nga turist

    Përgjigju
  • Anisa: 15/09/2022 09:44

    Mezi presim te mbaroj pasi do e zhvilloj dhe turizmin e vendit shum

    Përgjigju
  • Elsa: 15/09/2022 09:44

    Nje rruge me se e domosdoshme pasi e vjetra ka pasur kushte katasteofike mezi presim te perfundoj

    Përgjigju
  • Turi: 15/09/2022 08:55

    Ky ngeli me keq se Berisha duke propaganduar cdo gardh apo wc qe ndertohet sikur po bejne namin kokrrat e hajduteve

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare