Rama publikon fotot nga punimet në rrugën Qaf Thorë-Theth: E pandalur puna për akset që të çojnë në destinacione turistike nga veriu në jug

Rama publikon fotot nga punimet në rrugën Qaf Thorë-Theth: E pandalur puna për akset që të çojnë në destinacione turistike nga veriu në jug

Foto e publikuar nga Edi Rama

E kthyer tashmë në një traditë, kryeministri Edi Rama ka zgjedhur të publikojë sot pamje nga punimet që po bëhen në akset rrugor Qaf Thorë - Theth. Përmes një postimi në 'Facebook', Rama shkruan se ky segment rrugor të çon në Alpet e Shqipërisë e ndërsa thekson se puna nuk do të ndalojë në asnjë çast për rehabilitimin e akseve që të çojnë në destinacionet turistike nga veri në jugun e Shqipërisë.

Thethi i kthyer në një destinacion turistik ka marrë zemrën e turistëve vendas e të huaj me ajrin e pastër dhe pamjet mbreslënëse që të ofron.

"Mirëmëngjes! E pandalur puna për akset që të çojnë në destinacione turistike nga veriu në jug. Ky segment të çon në alpet e Shqipërisë. Rruga Qaf Thorë - Theth, pritet të rrisë aksesin dhe sigurinë për turistët që i afrohen luginës së Thethit", shkruan Rama.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mos ngurroni të bëni hapin e parë... Çfarë parashikojnë yjet për ju sot

Mos ngurroni të bëni hapin e parë... Çfarë parashikojnë yjet për ju sot