Kryeministri Edi Rama ka publikuar një statistikë zyrtare për të prekurit nga koronavirusi për 1 milionë banorë në disa vende të botës. Rama thotë se kjo statistikë ndihmon për të kutpuar objektivisht situatën përtej asaj që ai e quan bombardimi infodemik.

“Një statistikë zyrtare që na ndihmon ta kuptojmë objektivisht situatën përtej bombardimit infodemik, non stop ditë e natë nëpër media dhe internet.

 Ja sa janë deri më sot të prekurit nga koronavirusi për 1 milionë banorë në disa vende të botës:

Në Kinë 56 persona të prekur për çdo 1 milionë banorë

Në Itali 122 persona të prekur për çdo 1 milionë banorë

Në Francë 18 persona të prekur për çdo 1 milionë banorë

Në Gjermani 13 persona të prekur për çdo 1 milionë banorë

Në SHBA 2 persona të prekur për çdo 1 milionë banorë

Siç e shihni proporcionet reale me të prekurve nga koronavirusi dhe popullsisë së përgjithshme, janë tejet më pak alarmuese se sa perceptimi i krijuar nga bombardimi mediatik i pandërprerë!

Kjo duhet mbajtur parasysh, në asnjë mënyrë jo për të neglizhuar kërcënimin e këtij virusi të panjohur, po për të ruajtur ekuilibrin tonë psikologjik dhe për të mos i hapur asnjë shteg panikut që nxit infodemia (epidemia e informacionit të çekuilibruar)m e cila, sipas vetë Organizatës Botërore të Shëndetësisë është edhe më i rrezikshëm se sa vetë koronavirusi!” shkruan Rama.