TIRANË- Krijimi i një sistemit energjeti0k efiçent dhe pa humbje është një nga objektivat e primare të Qeverisë Shqiptare, tha sot Kryeministri Edi Rama gjatë mbledhjes së 10-të të Këshillit Ekonomik Kombëtar.
Në fjalën e tij, Kryeministri Rama tha se reformat e ndërmarra nga qeveria synojnë rritjen ekonomike të vendit. Duke folur konkretisht për sistemin energjetik në Shqipëri, Rama tha se aksioni për arrestimin e çdo personi që vjedh energjinë elektrike është pjesë e vizioni të qeverisë për kthyer në binare një sistem të rrënuar. "Aksioni "Hajdutët e Energjisë Elektrike" është një pjesë e vogël e planit, vizionit tonë afatgjatë për të kthyer sistemin energjik në një resurs të frytshëm për qytetarët e ndershëm shqiptare. Ne kemi plan, tha Rama, të hapim tregun e energjisë elektrike, të ofrojmë konkurencë të ndershme tek energjia elektirke dhe të krijojmë një sistem që garanton siguri dhe që mbron qytetarët e ndershëm nga ata që vjedhin", tha Kryeministri, ndërsa shtoi se brenda vitit 2018 do të liberalizohet plotësisht tregu për energjinë deri në 0.4 kwh.
Duke vijuar per operacionimn "Hajdutët e Energjisë Elektrike", Rama shtoi se "operacioni është ndërtuar për të kapur çdo hajdut. Nuk kemi asnjë mundësi, asnjë tagër, asnjë mandat që të tolerojmë hajdutët. Mandati ynë i radhës do të vijë vetëm nëse ne do të respektojmë këtë mandat dhe nëse do t'i qëndrojmë detyrimeve që kemi në raport me popullin shqiptar për të bërë shte.", theksoi Rama.
Kreu i Ekzekutivit parashtroi edhe disa prej pikave ku do bazohet plani i qeverisë për të rimëkëmbur sektorin energjetik. "Ne duam të tërheqim investues të huaj dhe vendas, por investuesit nuk mund të hedhin parate e tyre në një vend ku vidhet energjia elektrike dhe ku konkurenca është e padrejtë, prandaj ne duam të vjelim sa më shumë para nga faturat e papaguara, nga vjedhet e bëra, t'i reduktojmë humbjet në rrjet dhe më pas me kapitalin e mbledhur të investojmë në infrastrutkturë, duke krijuar një mjedis të sigurtë ku investuesit të hedhin lirisht paratë e tyre dhe ku investuesit konkruojnë ndershmërisht", vijoi Rama.
Më tej kryeministri vlerësoi mbështetjen e Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore. "Publiku nuk ka qenë gjithnjë dëshmitar i këtyre mbledhjeve që kemi preferuar t'i bëjmë si mbledhje punë dhe jo si takime mediatike. Nuk kemi munguar të shprehim vlerësimin tonë qoftë ndaj partnerëve, FMN, BB e me radhe institucionet e përfaqësuara qoftë edhe drejtpërdrejtë ndaj sipërmarrjes. Jam mirënjohës Dhomës Amerikane të Tregtisë dhe Biznes Albania për avancimin e një analize teknike lidhur me paketën fiskale dhe komentet e tyre adresuar, qoftë në tërësi qoftë sipas sektorëve. Parapëlqyem ta ndajmë me publikun këtë pjesë të parë sepse është mbledhja e fundit e vitit dhe sepse flitet për tema madhore të punës së këtij këshilli, të punës së qeverisë, si paketa fiskale, buxheti dhe i fundit projektligji për sektorin e energjisë elektrike që do paraqitet i detajuar nga Ministri i Energjisë dhe do kalojë në rrugën drejt miratimit në parlament. Dua të nënvizoj disa aspekte qoftë të aktivitetit korent të qeverisë dhe synimeve tona sa i përket këtyre aspektet. Shqipëria përgatitet të kalojë një ligj që garanton detyrimin si palë nënshkruese e traktatit të energjisë", tha Rama.
Kryeministri i Vendit Edi Rama
- Rama: 720 milionë dollare sipërmarrësve-
Kryemistri Rama në fjalën e tij tha se Qeveria ka rritur vetëm tre taksa, ndërsa ka nisur të paguaje borxhet e lëna nga qeveria shkuar. "Për shkak të 20 viteve ecje qorrazi maksimumi është i përcaktuar. Përpjekja për të ikur përtej maksimumit për të bërë një superfuqi energjetike na solli aty ku e gjetëm vendin. Sipërmarrja nuk duhet ta harrojë që është e para qeveri që respekton detyrimet ndaj sipërmarrjes. 720 milionë dollarë që i gjetëm si plaçkë të lënë në derë nuk thamë ç'ne këtu, jo nuk është e jona, por e morëm dhe do ia paguajmë sipërmarrjes. Kemi disbursuar rreth 260 milionë dollarë. Ekipi vëzhgues i FMN ka dalë në konkluzionin që kjo është bërë në mënyrë transparente jo klienteliste. Nuk jemi këtu për të bërë rrush e kumbulla të ardhmen", tha Rama. Ai shtoi se po punohet edhe në infrastrukturë duke ribërë të gjitha projektet e qeverisë së kaluar, të cilat ishin skandaloze. Po, kemi rritur tre taksa që nuk afektojnë në asnjë sens qasjen tonë dhe çfarë ne u kemi thënë njerëzve. Kemi rritur me 10 lekë taksën e qarkullimit gjë që e bëmë edhe vjet. kur e bëmë vjet thane do mbyllen furrat e bukës dhe nuk do vinë më anije, se nuk do kenë karburant për t'u kthyer", nëvizoi Rama. /ATSH/
/Shqiptarja.com