Kryeministri Edi Rama refuzoi titullin "Qytetar Nderi i Dibrës", megjithatë kjo nuk e ka ndaluar Astrit Ademin që të heq dorë nga ideja e tij, madje premton se do t'i bëjë bust Edi Ramës.
Astrit Ademi është këshilltar i pavarur në Bashkinë e Dibrës dhe ka qenë ai që ka hedhur propozim për të nderuar kryeministrin Rama me këtë titull, për kontributin e dhënë në ndërtimin e Rrugës së Arbrit. Ademi rrëfen se premtimet e kryeministrit nuk i mori shumë seriozisht, pasi një deklaratë të tillë e ka dëgjuar nga shumë politikanë në 28 vite, por thekson se ndryshe nga ta, Rama e bëri realitet. Ai tha se bustin Ramës, do ia bëj si individ dhe jo si kryeministër.
“E para është se kjo rrugë ka 28 vite që gënjejnë udhëheqësit dhe më në fund Rama e premtoi edhe unë i kam thënë shprehimisht që: Do ta na gënjesh edhe ti si gjë të tjerët. Faktikisht ai nuk ka gënjeu. As kam bërë bisedë me stafin e kryeministrit, as më stafin e Bashkisë. Ajo ishte një ide personale e imja si këshilltar i pavarur. Është një mirënjohje e popullit të Dibrës për atë rrugë që ne e kemi pasur ëndërr. Unë do të thosha edhe një gjë tjetër për këtë, që ditën kur ta mbarojë do t’i bëjë një bust Ramës, jo kryeministrit por Edi Ramës. Ku të jetë më i përshtatshëm do t’i bëj një bust me paratë e mira. Sepse është një tmerr të nisesh për Tiranë është tmerr për çdo dibran”, u shpreh këshilltar i pavarur në Bashkinë Dibër.
Rama refuzoi që të pranonte titullin, duke argumentuar se ka qenë gjithmonë kundër titujve honorifikë për politikanët në detyrë.
B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.6%
-
Vendos filtra
16.4%
-
Nuk e di
2.9%
Vota total: 7458
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Çifti nga qyteti' që zgjodhën për të investuar në Zhulat të Gjirokastrës, Rama: 'Paketa e Maleve', mbështetje për turizmin
23 Nëntor, 09:49
-
Moti i keq në Dibër/ Vërshimi i ujërave dhe rrëshqitje dherash në Bypass-in e ‘Rrugës së Arbrit’, qarkullim me vështirësi i mjeteve
22 Nëntor, 19:56
-
Rama njofton takimin me Diasporën të dielën në Londër: Radha me shqiptarët e Britanisë së Madhe, në rrugën drejt Shqipërisë 2030!
22 Nëntor, 18:09
-
Aksident në aksin Ura e Çerenecit-Ostren, 1 i vdekur 2 të plagosur
22 Nëntor, 16:57
-
Komisioni Evropian mirëpret përfshirjen e Shqipërisë në zonën unike Euro (SEPA): Një hap përpara në integrimin drejt BE!
22 Nëntor, 16:44
-
VIDEOLAJM/ Erërat dhe stuhitë prishin çatinë e Pallatit të Kulturës në Bulqizë
22 Nëntor, 16:24
-
Akademia Politike e PS-së, Rama: Më shumë të rinj që duan të angazhohen
22 Nëntor, 13:32
-
Stuhi në gjithë vendin/ Mijëra banorë pa drita! Anulohen lundrimet Durrës-Bari! Mbyllet spitali i Pukës, uji hyn në pavijone! Dukagjini në izolim (VIDEO)
22 Nëntor, 10:11
-
Reagimet e politikës për Ditën e Alfabetit! Rama: Gjuhën ta duam e përcjellim! Begaj: Simbol i bashkimit kombëtar! Basha: Prioritet për emigrantët
22 Nëntor, 08:56
-
Dita Kombëtare e Alfabeti/ Publikohet drafti i fjalorit të Gjuhës Shqipe, 120 mijë fjalë! Gjinushi: U morën 25 hartues
22 Nëntor, 08:01
-
Vrasja e 14 vjeçarit pranë shkollës 'Fan Noli', qytetarët pro nismës së mbylljes së TikTok dhe Snapchat
21 Nëntor, 18:10
-
Shqipëria pjesë e sistemit unik europian të pagesave! Rama: Hap i madh drejt BE-së në 2030! Nga 2025 dërgesat e parave nga Europa e anasjelltas pa kosto financiare
21 Nëntor, 16:58
Toni komentuesi para se te ofendosh duhet te mesosh te shkruash, se vertete je per te te ardhur keq. Zotin Ademi e pergezoj per idene e tij dhe per mirekuptimin e pergjigjes se KM, pasi per rrugen e Arberit vertet qe dibranet jane mashtruar ne cdo fushate elektorale, dhe nga Mona dibrania( mos i qofte koka!). Te shkosh ne Diber( psh oer lixha) duhet te mendohesh miiire, se te shkaterrohen veshkat. Dibra gjithmone ka qene e anashkaluar nga qeverite oer sa i perket rrugeve.
PërgjigjuTi tir nuk di qa eshte ofendimi dhe qa eshte kerkesa apo sygjerimi ai toni nuk ofendoi dibran i dashur por sygjeroi ty ti ka mjegulluar syte partia dhe komentet kundra partise te duken ofendime me keto tru qe paske ti eshte turp qe te jesh shqiptar
Sa hargjo lek per bustat e ktyre plehrave rregullo noj banjo ne noj shkoll a ne noj spital se i ke nxansit e pacjentat e spitalit tu urinu e tu dal jasht neper ferra oo tru peshk .
PërgjigjuPaske bo lek mre i bie bustin Rames hahahah
PërgjigjuMbahu Diber!!!
Përgjigju