Rama rendit arritjet e PS-së në Kongres, Meta: E vërteta do të shkërmoqë haurin e korrupsionit

Rama rendit arritjet e PS-së në Kongres, Meta: E vërteta do të shkërmoqë haurin e korrupsionit

Presidenti Ilir Meta

Me një shprehje të ish-kongresmenit amerikan Ronald Ernest Paul, presidenti Ilir Meta ka komentuar Kongresin e Partisë Socialiste. 

"Në perandorinë e gënjeshtrave, e vërteta është tradhti", është citati që ka zgjedhur presidenti për të ironizuar Kongresin, teksa Rama ka renditur një nga një arritjet e Partisë Socialiste në 8 vitet e pushtetit. Meta shkruan se e vërteta do të dalë shumë shpejt sheshit.

"Shumë shpejt e vërteta do t'i shkërmoqë haurin e korrupsionit dhe kotecin e gënjeshtrave", shkruan Meta.

SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Ipswich Town ngjitet në Premier League pas 22 vitesh pritje

Ipswich Town ngjitet në Premier League pas 22 vitesh pritje