Rama: Rritet me 81.352 numri i të punësuarve të regjistruar, 38 milionë USD më shumë në skemën e sigurimeve


TIRANË, 1 Dhjetor /ATSH-Gjergji Mima/ - Kryeministri Edi Rama ka postuar sot në rrjetin social "Facebook" një foto ku tregon rritjen e numrit të të punësuarve të regjistruar me 81.352 punonjës.
"Është rritur apo jo punësimi?", pyet Kryeministri Rama në postimin e tij, duke shtuar se, "Kush thotë jo, le të lexojë këto shifra të nxjerra nga regjistri i Sigurimeve Shoqërore, ku çdo numri i korrenspondon një emër dhe çdo emri një rrogë prej ku burojnë dhe sigurimet individ për individ #shqipjoshqup".
Në foto tregohet se në vitin 2013 ka qenë 561.169 numri i kontribuesve në skemë, ndërsa ën vitin 2014 ky numër ka shkuar në 642.521. Kjo ka sjellë 81.352 vende pune shtesë dhe 38 milionë dollarë më shumë në skemën e sigurimeve shoqërore për periudhën 2013-2014.
/f.n/
 
 
 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Polonia akuzon Rusinë se po planifikon akte terroriste kundër linjave ajrore në mbarë botën