Gjatë fjalës së tij, Rama tha se, ky shërbim në QSUT, ka nevojë për thikë dhe do të operohet. Nga ana e tij, Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj tha se vjen në këtë takim me një premtim të mbajtur atë të pastrimit të territorit spitalor nga aktivitete të tjera jo spitalore.
"Zor se gjendet një institucion më i rrënuar se ky në vend"- tha kryeministri Edi Rama në fillim të fjalës së tij, duke përshkruar situatën në QSUT.
"Dikur shumë vite më parë vija rregullisht këtu se bëja vaksina për alergjinë. Atëherë kishte vetëm hije pishash dhe njerëz që lëviznin në këmbë. Në korridore kishte vetëm pastërti. Kur në korridor shfaqej ndonjë nga profesorët e mëdhej të gjithë përuleshin me respekt. Atëherë buxheti ishte më i vogël se sot. Para pak kohësh vizitova një mik në një spital në Paris dhe pse spitali kishte shekuj që ishin ndërtuar, asgjë nuk kishte ndryshuar prej shekujsh. Kur po përgatisja këtë fjalë, më vinin në mend, fjalët e Nolit: Ku e lamë e ku na mbeti, vaj vatani e mjerë milet"- shtoi më tej Rama.
(Në foto: Kryeministri Edi Rama ne takimin e sotëm me mjeket e QSUT-së)
QSUT, GJENDERR E TUMORIT TE KORRUPSIONIT
"Kjo është hapësira ku referohen të gjithë, si ata të sektorit por dhe për qytetarët në momentin kur flitet për shëndetin. Me plot gojën mund të quhet një nga gjëndrat më të rënda të tumorrit të korrupsionit. Ky spital mbahet në këmbë falë një grushti mjekësh, mjekët që janë një grusht i pasuesve të Hipokratit. Këtë spital e mbajnë në këmbë, themelet e hapur nga etërit e mjekësisë shqiptare, që të gjithë mund të mos vinin në Shqipëri, por erdhën për të provuar se mjekësia nuk është aparatura, po mision human. E duke bërë mrekullira që sot duken iluzione", theksoi Rama.
Sipas tij, kjo është një shëndetësi e sëmurë. "Janë vetëm për një vit, 430 mijë dollarë ilaçe të skaduara. Këtu ishin, 29 bare dhe restorante, kioska, tezga, duhan e alkool gjithandej, si zonë e lirë për duhanxhijtë e jo spital. A është ky spital? Ky as nuk duket si spital dhe nuk është spital për kohën e sotme, për gjithë ata para që janë hedhur gjatë 20 viteve", deklaroi Rama.
DO LAJME TE GJITHA BORXHET
"Detyrime të prapambetura në të gjithë sistemin shëndetësor sot, që janë pjesë e malit të borxhit janë 30 milionë dollarë dhe nga këto 22 milionë i ka ky spital. Pa llogaritur këtu pajisjet që nuk janë në gjendje pune. Borxhi ynë është 600 milionë në total dhe kriza aktuale e ka vendosur gjithë ekonominë në vështirësi shumë të madhe.
Ky spital ka nevojë për një tjetër sistem. Këtu nuk mungojnë kapacitetet, por sistemi. Kjo është barra jonë, e ne nuk do të justitikohemi se kush na e vuri këtë barrë, e as nuk do të justifikohemi para jush që keni 22 milionë dollarë borxhe dhe nuk japim më. Jo, ne do i lamë të gjitha borxhet e sistemit shëndetësor dhe të QSUT-së që do të hyjë në sezonin e ri pa borxhe", theksoi Rama.
Në fjalën e tij para mjekëve, kryeministri Rama tha se, “ndërtimi do të jetë jo vetëm material por dhe shpirtëror që spitali të jetë hapësirë e një solidariteti shoqëror, mes personelit, pacientëve, mjekëve, administratës. Kjo marrëdhënie është inekzistente. Shërbimi i pritjes dhe komunikimi me pacientët është i prapanueshëm. E hap derën kush të mundet. Komunikimi me qytetarët dhe pacientët duhet të bazohet në një kod etik, që mungon dhe që duhet të bëhet”.
BASHKËPUNIM PËR TË ECUR PARA
“Ne nuk mund ta shërojmë këtë tumor nëse vihemi ballë për ballë si kundërshtar, por nëse bëhemi bashkë për një terapi të duhur dhe duke bërë edhe operacione të dhimbshme. Duhet modernizuar sistemin që sot nuk garanton askënd. Ta ndryshojmë nga rrënjët këtë sistem. Administrimi i derisotëm nuk na përket ne, pasi kemi një mendësi tjetër. Ne nuk mund të pranojmë më, as keqadministrimin e medikamenteve. Menaxhimi i barnave është kompleti pakontrolluar dhe kur mendon se kjo është 70 përqind e buxhetit që jep qeveria për këtë segment. 10 farmaci online nuk mjaftojmë. Nuk janë njerëzit që korruptojnë sistemin, por e kundërta. Pa ndryshuar sistemin çdo përpjekje për të luftuar korrupsionin është i kotë. Nuk jemi në vitin zero as në ’91, por jemi në një kohë, para dhe pas ’90 kur spitali i dikurshëm funksionte më mirë se ky i sotëm. Çfarë duhet bërë, le të fillojmë ta bëjmë. Furnizimi me barna dhe material mjekësor duhet të jetë normë, jo diçka për tu lëvduar. Do japim rëndësi mjekimit me procedura standande që sot nuk ekziston. I kemi dhënë besim një drejtore të re të QSUT-së që nuk vjen nga sistemi. Nuk është e rastësishme dhe e paqëillmshme. Ai që drejton QSUT-në nuk duhet të jetë mjek, por një njeri që duhet të mbrojë interesat e publikut, duke siguruar vetëm dialog me të gjithë aktorët që kanë të bëjnë me këtë shërbim dhe partneritet me qeverinë shqiptare përmes administratës që përfaqëson qeverinë”, theksoi gjatë fjalës së tij, kryeministri Rama.
Ai kërkoi mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e stafit të QSUT-së për ringritjen e këtij institucioni. “Dua mirëkuptimin dhe bashkëpumin tuaj për ti dhënë jetë rimëkëmbjes së QSUT, duke e nisur punën drejt autonomisë spitalore. Deri më sot ka kaluar shumë vite dhe shëndetësia ka mbetur në mes një shteti padron dhe një personeli shëndetësor çfarë ka ditur dhe e ka bërë edhe gabim jo në profesion por tek interesi shoqëror. Autonomia, spitalet me pjesëmarrjen direkte të trupën mjekësore do të jetë arritja jonë gjatë mandatit dhe autonomia të jetë e pacënueshme nga politika apo ministri i rradhës”, tha Rama.
NDRYSHIM TË SISTEMIT TË SHËNDETËSISË
Sipas kryeministrit Edi Rama, “nga ana tjetër dua t’ju siguroj se do të fillojmë hap pas hapi, programin tonë. Ka mbështetje dhe skepticizëm, por ne nuk kemi rrugë tjetër. Shqipëria nuk mund të vazhdojë me sistemin e sigurime shëndetësore, pasi ka falimentuar pasi në rradhë të parë janë arsye kulturore. Kthimi drejt sistemit shëndetësor me mbulim universal është tendencë dhe ne nuk kemi punë tjetër. Do të fillojmë menjëherë që viti i ardhshëm, uljen e çmimit të barnave, do të vendosim tavan për barnat që shiten në Shqipëri. Nuk mund të shiten barnat 3 herë më të larta se vendi i origjinës. Do ta heqim TVSH-në 10 % e do ta heqim menjëherë. Është e rëndësishme që bashkë përpara të shkojmë përpara për të vendosur qeverisjen klinike. Mungesa e protokolleve është hapi i parë që e pengon ecjen. Spitalit i duhen protokolle që më pas të kërkojë fonde.
DIALOG PËR TË ARDHMEN E UNIVERSTITETIT TË MJEKËSISË
“Duam të hapim një dialog për universitetin mjekësor. Ne nuk duam të vijmë të ju me një recetë të gatshme. QSUT-ja është mision i përbashkët dhe mund të rimëkëmbët mes punës dhe dialogut me ju. Edhe ajo që do bëjmë me universitetin mjekësor duhet bërë në dialog me ju. Ne kemi nevojë ti dëgjojmë të gjithë, por përpara se të vendosim do të dëgjojmë. Universiteti mjekësor nuk mund të jetë pjesë e një procesi politik. Në rast se do të vendosim që të jetë i tillë e të mos kthehej në Fakultet”, tha kryeministri Edi Rama.
SHËRBIMI SHËNDETËSOR ËSHTË PËR THIKË
“Dua të shtoj vetëm një gjë. Nuk do ta kursejmë mbështjetjen ndaj QSUT-së pasi në besojmë të modelet. Për këtë arsye ne e dimë që ka nevojë të shtohet financimi publik për shëndetësinë, ne do ta bëjmë, por do ta bëjmë vetëm atëherë kur fondet që merr kjo qendër përdoren me efikasitet. Nuk do të shtojmë financimin për të shtuar paratë që i merr korrupsioni, por do i shtojmë paratë për ata që i merr shërbimi. Duhet të jemi pjesë e të njëjtës anije që duhet të dalë medoemos nga cektina e llumit e të shkojë drejt horizonit. Do ketë dallgë e operacione të dhimbshme, por ne do ja dalim. Shërbimi shëndetësor shqiptar është për thikë jo për mjaltë dhe ne do ta operojmë. Unë jam i bindur që ne do të ja dalim”, tha në fund të fjalës së tij, para mjekëve, kryeministri Edi Rama.
ADMINISTRIMI I FARMACIVE SPITALORE
Pas fjalës së kryeministrit, është kaluar në një debat me pyetje e përgjigje nga të pranishmit.
Dekani i Farmacisë ka kërkuar që, farmacinë spitalore ta drejtojnë ata si të gjithë sektorët e tjerë.
Rama: Ka qenë dikur dikush që çdo kërkese që i bënin në televizion thoshte po. Unë nuk e kam këtë kurajo që ti them po çdo dëshire pavarësisht se nuk e vë në dyshim legjimitetin e kërkesës tuaj. Kjo është pjesë e një teme që do ta trajtojmë bashkarisht. Ne realisht gjendemi përballë një ritmi ngjarjesh shumë të lartë dhe këto javë të para kemi qenë të fokusuar tek ekonomia. Po përgatitemi për të ngritur një këshill kombëtar për shëndetësinë. Sistemi spitalor nuk janë muret e spitalit, jeni ju. Fati i reformave nuk varet nga rregulli që vemë në oborrin e spitalit.
ÇLIRIMI I QSUT NGA VIZITAT E ARDHURA NGA RRETHET
Si është menduar nga ju, jashtë QSUT për medikamentet që ti hiqet kjo ngarkesë administratës që kjo të merret me administrimin e punëve. Si është menduar që të rregullohet që të mos ketë ardhje të rasteve të panevojmë në QSUT?
Rama: Në kushtet kur çdo lek i vjelur është i nevojshëm këtu, 430 milionë lekë ilaçe skadojnë nga mospërdorimi dhe nga ana tjetër sistemi ka mbetur mes komunizmit dhe hiçit në kuptimin e administrimit. Duhet të shkojmë drejt ndërmarrjeve spitalore me qëllim që të konkurrojmë spitalet private. Ne duhet dhe do ta fillojmë nga zemra e këtij sistemi që është ky spital. Nëse ky spital do të jetë edhe vendi ku mjekët e rinj do të marrin atë që ju duhet për tu specializuar duhet të shohim edhe këto raporte. Edhe për shëndetësinë jemi të “armatosur” me ekspertizë ndërkombëtare dhe sidomos për të dytën ekspertizën më të mirë e kemi këtu mes jush.
Beqaj: Do kemi brenda vitit një paketë të re për prokurorimet për ilaçet dhe materialet shëndetësore. Ne mund të planifikojmë 100 shtifte dhe ai që furnizon spitalin ti sjellë kur të duhen. Duam të shkojmë drejt prokurorimit me çmim për njësi. Të rrimë thjeshtë tek numri i shërbime me shtretër jemi shumë mbrapa në kohë. Nuk besoj se në okulustikë ka nevojë për të fjetur. Është e vërtetu që ju jeni nën presionin e kërkesave që vijnë nga rrethet, por duhet të garantojmë një minimum që brezat e rinj të mësojmë. Nuk punësojmë më studentët sepse tarifat.
RAMA: TAKIME PËR UNIVERSITETIN E MJEKËSISË
Ajo që unë besoj është që në këtë pikë biseda është shumë e nxehtë që të biem dakord të ndërtojmë një dialog me disa hapa. Ministri do të ftojë një përfaqësi për të dëgjuar opinionin, pastaj të dëgjojmë të ndajmë ata që janë pro dhe kundër si e konsiderojnë. Që ai universitet që lindi për arsye që nuk kanë lidhje me botën akademike kjo duket. Ka argumenta në dy anët. Nuk është e thënë ti mbajmë të dyja, po as ta mbyllim me argumentimin se ata që e hapën nuk e kishin mendjen aty.
RAMA: JO MË EMËRIME POLITIKE NË SPITALE
Ne mitingje skemi, jemi rehat dhe autoditoret e studentëve janë të gjitha të hapura. Kujt i lind në zemër që jashtë orarit të jetës akademike të shkojë në auditor e të dëgjojë një përfaqësues të opozitës nuk ju thotë njeri gjë. Këto i kemi kaluar. Flas për përkrahje në një mision të përbashkët që ta kthejmë këtë spital në një pikë referimi në një model për tu marrë. Flas për atë dinjitet, për dinjitetin e shtetit në raport me të sëmurin, në raport me njerin në hall e të atij që kapërcen pragun e spitalit. Këtë dinjitet duhet ta ndjejnë në çdo hap. Nuk flas për shkencën e madhe që jam i bindur se edhe atë mund ta bëjmë. Flas për dinjitetin, ata njerëz që rrinë te rruga mbrapa hekurave nga ana tjetër e spitalit dhe ata që hyjnë e gjëja e parë që ju thuhet është shko e blejë farmaci. Kjo nuk bëhet me urdhëra, por ndodh duke bashkuar së bashku gjërat për të cilat paguhemi prej shqiptarëve, ne dhe ju. Më kontrata për të marrë në punë njerëz që nuk i njeh shefi i pavionit, apo mjeku këtu nuk do të ketë. Të gjitha këto kontrata do të prishen. Me keqardhje për ata që janë gënjyer nga ata kontrata por për më shumë keqardhje për buxhetin e QSUT-së. Njerëz pa u konsultuar dhe pa marrë opinionin e mjekëve që do vijnë të punojnë në pavion, si mund të vijë një njeri që nuk e njeh shefi i pavionit dhe çfarë përgjegjësie mund të kërkosh nga shefi i pavionit kur ai nuk e njeh. Kjo praktikë do të marrë fund. Administrata nuk është vendi ku merret vota, ne kështu e besojmë e kështu do ta bëjmë. Ata që të punojnë këtu duhet të jenë mjekë. Autoriteti i mjekëve, i shefave të pavionet si do të rritet kur ai që punësohet përgjigjet në vend tjetër e të thotë, “më ka sjellë partia”. Të mos tolerohet asnjë emërim i kësaj natyre. Çdo emërim duhet të bëhet në bazën e meritës. I kemi të gjitha dituritë, mjekët për të drejtuar pavionet. Të gjithë mjekët e këtij spitali kërkohen si drita e syve nga spitalet private, e pse atje e japin maksimumin e këtu se japim. Kjo ndodh nëse këtu nuk ka motivim, respekt dhe nëse këtu nuk respektohet cilësia dhe sillen njerëz me kontrata edhe motivimi bie. Këshilli Kombëtar i Shëndetësisë, do të jetë një forum këshillimor i kryeministrit dhe ministrit për të ecur para. Ne jemi këtu për të krijuar kushtet.
BEQAJ: TË KTHEJMË SISTEMIN SHËNDTËSOR NË HISTORI SUKSESI
Fjalën e tij, ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj e nisi me një fjalë të thënë nga ish-kryeministri Britanik, Benjamin D’izrael: Sekreti i suksesit është këmbëngulja për arritjen e qëllimit.
(Në foto: Ministri i Shendetësisë Ilir Beja sot në takimin me mjeket e QSUT-së)
Sipas, Beqajt, “qeveria e kryeministri Edi Rama do e kthejë këtë sistem shëndetësor, në një histori suksesi. Shërbimi shëndetësor është më i keqi të gjitha shërbimeve publike. Mungesat e pamjaftueshmëritë e shërbimit shëndetësor kanë nevojë për një reformë të shumanshme. Ta nisim këtë reformë në QSUT. Jam i bindur se të gjithë bashkë do ja dalim. Premtova që brenda 100 ditëve do e pastronim hapësirën e QSUT, por brenda më pak ditësh e pastruam dhe e kthyer ambientin tek QSUT. Bashkëpunimi mes disa institucioneve është shembull i qartë se si mund të punohet”.
Së bashku mund ta krijojmë një rol të ri të shërbimit në QSUT, tha Beqaj. “Përvojat e reja do ta mbyllin njëherë e përgjithmonë plagën e mungesës së ilaçeve. Nuk mund të bëhet si në vitin 2012, kur 430 mijë dollarë ilaçe nuk janë përdorur për shkak të skandencës. Janë 6 milionë dollarë pajisjesh të kushtueshme në QSUT, që ose janë prishur ose nuk janë vënë kurrë në punë. Këtë dorë të padukshme do ta ndalim”, përfundoi fjalën e tij, ministri Ilir Beqaj.
Redaksia online
(ac/sg/shqiptarja.com)