Mësuesit kanë qenë një prej kategorive më të rrezikuar dhe më të prekura nga COVID-19 në vend. Një prej tyre është Olsi Daizi, i cili ka kaluar sëmundjen në dy prej spitaleve COVID në Tiranë. Në një video të shpërndarë nga Kryeministri Rama Daizi tregon përjetimin e tij.
“Sapo kam kaluar COVID dhe tani jam më mirë. Shenjat e para kanë qenë ishin temperaturë, kollë. Kam ndenjur në shtëpi gati një javë në gjendje shumë të rëndë. Mora 127 dhe u shtrova në spitalin Infektiv. Aty pashë që shërbimi ishte shumë pozitiv. Filloi gjendja të përmirësohej. Kam qëndruar tre ditë te Infektivi. Shërbimi shumë i mirë nga të gjithë, nga mjekët, infermierët e të gjithë. Pastaj kam kaluar te COVID-4 që për mendimin është spitali më i mirë për këtë lloj sëmundje. Edhe aty shërbimi shumë i mirë, më kanë bërë të gjithë analizat.
Ushqimi ishte i ngrohtë i mirë. Aty kam ndenjur 4 ditë. Duhet të ruhemi. Unë mendova me pozitivitet ndoshta dhe kjo më ka ndihmuar. Sëmundja ekziston, unë e kam provuar. Të paktën të bëjmë atë tonë“, shprehet ai.