Rama shpjegon memen e eksodit: Rashë në kurth! Nuk ishte kundër Italisë, jam i dashuruar me këtë shtet. Gjyshja ime kishte gjak italian

 Rama shpjegon memen e eksodit: Rashë në kurth! Nuk ishte kundër Italisë, jam i dashuruar me këtë shtet. Gjyshja ime kishte gjak italian

Edi Rama

Memeja e postuar dje në rrjetin e tij social ku pasqyrohej një foto e anijes ”Vlora” të 8 gushtit 1991, me 20 mijë shqiptarët që zbarkuan në Bari, dhe pranë saj, i njëjti imazh i kundërt: turistët italianë që zbarkojnë në Shqipëri  shkaktoi polemika në mediat italiane.

Në një intervistë për “La Repubblica” Rama tha se kishte rënë në kurth dhe se nuk ishte kundër Italisë.

Pjesë nga intervista

Kryeministër Edi Rama, si ju lindi ta postoni në Instagram?

Edi Rama – Rashë në kurth. Mendova se ishte titulli i një gazete italiane. Në vend të kësaj, djemtë e rrjeteve sociale më thanë se ishte një meme… E postova sepse ky është një moment i veçantë për ne”.

Në çfarë kuptimi?

“Shifrat janë mbresëlënëse. Rritja e turizmit është 35% dhe po shkon drejt 45%. Vetëm gjysmë milioni italianë».

Është provokim i juaji?

“Jo kundër Italisë, jam i dashuruar me të. Gjyshja ime kishte gjak italian dhe më fliste në gjuhën tuaj që kur linda. Dhe Italia ishte e vetmja dritare drejt botës jashtë bunkerit të diktaturës. Televizorët ishin errësuar, por në Vlorë në verë, nëse moti ishte i mirë, mund të shihnim Rain dhe Telenorbën. Dhe hoqëm dorë të shkonim në plazh. Imagjinoni një duzinë fëmijësh të ulur në dysheme përpara televizorit bardh e zi të gjyshërve të mi. Më pas erdhën vitet nëntëdhjetë dhe zbuluam Lamericën, si në filmin e Gianni Amelio.


Lajmi kryesor:

Rama për “La Repubblica”: Anija ”Vlora” ishte një dramë e ’90-ës, tani jeni ju italianët që vini në Shqipëri


S.G/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • goni: 10/08/2023 22:02

    prandaj je votuar o toç,qe ti peshosh mire veprimet ....po ti aha ...

    Përgjigju
  • Lalo: 10/08/2023 21:10

    Nuk rri dot pa a hapur thesin ky. Sa here qe zihet mat ne menderosje, fillon me brekushet e gjysherve. Filozofe aaa, pilot aaa, italan aaaa! E ka lene Berishen 10 vende pas kir behet fjale per vetmburrje kronike.

    Përgjigju
  • Populli: 10/08/2023 20:16

    O njisho cfare pune te ka bere gjyshja ty se nga nuk po na del!!!????

    Përgjigju
  • Tuli: 10/08/2023 19:10

    Or KRYEGOMAR i GOMERVE, po ky eshte nje ofendim per neve qe ikem ne 90, 91. Lam Familjen, Shoqerin, te Dashurit mbas nesh per liri, drejtesi, per te ardhmen tone dhe jo me bo pushime, vacanza. Ne rrezikuam jeten ne varka dhe peshkarexha tu kalu detin per te shpetuar nga ai vend, diktatur, mjerim, paditesi. Kam pas pak Respekt per ju, por a ke pas pi, thith ndonje gje, kur e shkrujte, qe ben keto krahasime. Turp per nje njeri ne positionin e juaj. Mos shkruaj me, se po e ben gjithmon e me keq. Bej ca dite pushime se paske nevoj (te nevojshme).

    Përgjigju
  • Normale: 10/08/2023 18:30

    Asgje per tu çudit. Dikur akuzoke babain tend per atesine e Gregut tani thua rashe ne kurth. Asgje per ti shqetesuar. E kunderta do ishte problem.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?