Draft-statuti i BE për Asociacionin, Rama: Shqipëria kontribut konkret, mbështesim Kosovën në zbatimin e marrëveshjes! Së shpejti në Prishtinë

TIRANË- Një ditë pasi Report Tv zbardhi draftin e propozuar nga Shqipëria për asociacionin e komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës, kryeministri Edi Rama thotë se ndihet krenar për kontributin konkret që ka dhënë në këtë proces. Kosova është dakordësuar me draftin e ri modern të BE-së, ndërsa përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i qeverisë shprehet se Shqipëria ka pasur një rol konkret në këtë draft, por ai thekson se propozimi në fund mbetet i unionit.

“Nuk mund të jem më krenar për kontributin e vendosur dhe konkret të Shqipërisë në procesin e vështirë të normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Megjithatë, draft-statuti i ASMM-së i pranuar nga Kosova dhe Serbia si dokument i përshtatshëm pune është draft i BE-së”, shkruan Rama.

Kryeministri shkruan se do të jetë në krah të Kosovës në këtë rrugëtim dhe pikërisht për të treguar këtë mbështetje, Rama paralajmëron një vizitë së shpejti në Prishtinë.

"Shqipëria do të mbështesë fuqishëm Kosovën në zbatimin e Marrëveshjes Themelore dhe do të vazhdojë të luajë rolin e saj në promovimin e paqes, stabilitetit dhe bashkëpunimit rajonal ndërmjet të gjitha vendeve të fqinjësisë sonë. Së shpejti do të shkoj në Prishtinë për të treguar personalisht mbështetjen time”, shkruan Rama.

Drafti i ri i propozuar nga BE ka referim edhe propozimin e kryeministrit Edi Rama më 8 qershor 2023, për të cilin tha se është konsultuar nga ekspertët e lartë amerikanë dhe evropianë. Pasi Shqipëria ia dërgoi autoriteteve në SHBA, Francë, Gjermani dhe Bashkim Evropian, ndërsa Brukseli në një reagim tha se kontributi i kryeministrit Rama është shkruar me shumë seriozitet. Për herë të parë, një draft i një kryeministri shqiptar bëhet referim i dokumenti të Bashkimit Evropian për një marrëveshje të tillë, të këtij kalibri, për normalizimin e raportit mes dy shteteve. 

SI.E./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Qipi Dhasi: 02/11/2023 14:28

    Ki krieministri shqiptare merret me gjèra shume te medha me rendesi globale....po harron se eshte zgjedhur per te punuar ne shqiperi(per keto gjera te vogla)...korrupsioni i eshte kthyer në pandemi...Ki më duket...hahahaha lëre lëre nuk po e them sot...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Përfitojnë 177 mijë pensionistë në Tiranë/ Nis aplikimi i të moshuarve për abone falas

Përfitojnë 177 mijë pensionistë në Tiranë/ Nis aplikimi i të moshuarve për abone falas