Kryeministri Edi Rama
TIRANË, 17 Gusht /ATSH- I. Vata/ -Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me ngjarjen e Sarandës, menjëherë pas akuzave që bëri kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, duke u shprehur në faqen e tij Facebook se "Policia e arreston. Zyra e deputetit distancohet preraz. PS e perjashton. E gjitha brenda dites! Per ne e keqja s'ka parti dhe s'ka vend mes nesh. Kurse PD e shijon duke e ripertypur në mensën e SHQUP-it, ku gatuhet përditë gjella e felliqur e një politike të vjetër e të ulët", pohon Rama. /a.ke/