Rama si babagjyshi mes fëmijëve të familjes Zela që u prek nga tërmeti: Sillni ca 10-ta, se 8-ta është si qepa (Batutat)

TIRANË-Familja Zela në Vaqarr mori një dhuratë shumë të bukur për Krishtlindje. Ditën e sotme kryeministri Rama së bashku me kryetarin e bashkisë Erion Veliaj dhe aktorin e humorit Gaz Paja, ishin në familjen Zela që u fut në banesën e rindërtuar. "Shtëpia e re e familjes Zela, që u godit keqaz nga tërmeti i shtatorit, çel dyert në ditën e bekuar të Krishtlindjeve bashkë me urimin për shëndet, mbarësi e jetë të lumtur familjare" shprehet Rama.

E ndërsa u dha dhuratat fëmijëve të familjes bashkë me Veliajn, kryeministri kishte vetëm një kërkesë. "Si e kishe atë shtëpinë tjetër copë copë, shiko këtë tani, nuk ke justifikim, dhe nuk po të kërkojmë të bësh ndonjë punë, por të na sjellësh ca 10-ta në shtëpi. Kur i sjell ti 10-tat, a di si janë për mamin? Si ato çokollatat atje, kur i sjell 8-ta janë si qepë" tha kryeministri.

Gjatë bisedës me kryebashkiakun për shkollat dhe godinat e tjera të dëmtuara nga tërmeti, Rama nuk kurseu batutat. "Shqiptarët e kanë po nuk të prekën nuk besojnë, nuk janë të Krishtit, janë të Shën Thomait, po ta prek, ta besoj" tha ai.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës