Nga asambleja e PS, kryeministri Edi Rama akuzoi Erion Veliajn se po largon nga puna ata që nuk po e mbështesin, në “kuturisjen qorre”, siç ai e cilësoi. Sipas Ramës, kryepolicja e Tiranës është larguar nga puna vetëm se nuk ka bërë like e share postimet e Erion Veliajt. Kritika pati edhe për avokatin e tij Plarent Ndreca, i cili tashmë është përjashtuar nga PS.

“Prej vitesh s’u kërkon askush llogari për kë votojnë, jo më t’i largojnë nga puna pse nuk paraqiten me uniformën e partisë. Si mund të largohet një grua që e ka mbajtur me dinjitet uniformën e kryepolicit bashkiak të kryeqytetit, ashtu si të tjerë drejtues dhe punonjës, pse nuk u bëjnë ‘like’ e ‘share’ dorëshkrimeve të Lali-t nga burgu imagjinar politik, apo pse nuk gëzojnë mbështetjen e avokatit të tij?

Ky i fundit i adresohet shkresërisht Bashkisë së Tiranës duke firmosur si drejtues politik, ndërkohë që është një nga dy të përjashtuarit e ditëve të fundit nga kjo shtëpi, ku s’do të tolerohet më askush që sillet me popullin si e ëma e Zeqos në majë të thanës.


Lajmi kryesor:

Asambleja/ Rama i prerë me Veliajn: Larg duart nga zgjedhjet në Tiranë! Je në gabim në raport me mua dhe PS, kush ndjek këtë kuturisje qorre s’do ta tolerojmë (VIDEO)