Rama: Siguria e rendi më keq
se në '97, duhet Rilindje

Rama: Siguria e rendi më keq <br />se në '97, duhet Rilindje
TIRANE- “Kurrë më keq se sot s'ka qenë gjendja e rendit publik në Shqipëri prej 97-ës! Kurrë më shumë s'ka pasur korrupsion e krim. Duhet Rilindje! “- është reagimi i kreut PS-së për sigurinë publike në vend, në një kohë që është rritur numri i aksidenteve rrugore, vrasjeve, grabitjeve dhe të krimeve sidomos brenda familjes.
Rama bën me faj qeverinë për situatën e sigurisë në vend e cila nuk merr masat për të parandaluar krimin por shan e shpif për opozitën dhe merret me grabitje. Madje bën një paralelizëm me trazirat e 1997.
“Kurrë më keq se sot s'ka qenë gjendja e rendit publik në Shqipëri prej 97-ës! Kurrë më shumë s'ka pasur korrupsion e krim. Duhet Rilindje! Shqipëria nuk qeveriset, krimi bën ç’të dojë teksa qeveria merret me grabitjen e vendit e KM të vetmen punë ka të shajë e shpifë për opozitën! “

rama ne twiter

Duhej të ishin ditë pushimi dhe relaksi por në 7 ditët e para të gushit është dashur të dëgjojnë çdo ditë se diku mund të ketë ndodhur një vrasje, diku tjetër, ndoshta në qytetin, apo në lagjen e tyre, një krim në familje, apo aksident. Brenda 7 ditësh numërohen 15 të vdekur, nga të cilët 8 të vrarë nga dora e dikujt tjetër.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Absurdi vs 'Shtetit të së Drejtës'!

Absurdi vs 'Shtetit të së Drejtës'!