Përveç aktivitetit të opozitës sot në Elbasan, kryeministri Edi Rama ka parashikuar në këtë qytet një vizitë në orën 17:00. Report Tv mëson se kreu i qeverisë do shpërndajë libra falas në shkollën "Dhaskal Todri" në Elbasan.
Nga ana tjetër PD ka njoftuar se do ta presë me protestë kryeministrin, duke angazhuar degën lokale për organizimin e tubimit përpara shkollës ku do të mbajë aktivitetin kryeministri. Ndërsa paraditen e sotme opozita zhvilloi mbledhjen e radhës jashtë Tiranës, pas takimit të Shkodrës, me fokusin situatën kriminale në vend ditët e fundit. PD dhe LSI bojkotuan sërish punimet e seancës së Kuvendit.
Në takimin e opozitës në Elbasan, mungoi kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, ndërsa kryetari demokrat, Lulzim Basha u shpreh se vendi është i terrorizuar nga kontrolli i bandave.
-
Kryeminister si ky nuk ka bota ,, e turpshme njerzit po vriten ne shqiperi ky merret me libra femijesh se nuk ka njeri tjeter ti shperdaje ,,mashtrus si ky nuk ka
Përgjigju -
Rama do shkoje ku ta shoh te aresyeshme dhe se trembin protestat e opozutes se dhe ajo ka te drejte te protestoj . Demokracia ka dy krah qe antagonizmi i tyre con perpara shiqerine . Sa do mundohet opozita dhe luder radikal qe luftojne policine , ajo mbetet arma me e besyeshme ne popull dhe eshte e afte te shteoh ne rrugen e ligjit kush guxon te cenoj shtetin . Kjo eshte policia me mire jeto 27 vjet demokrature .
Përgjigju









Komente
Komento