GREQI- Me titullin “Improvizimet”, kryeministri Edi Rama ka çelur ekspozitën e tij në Greqi. Në fjalimin e mbajtur para të ftuarve, kreu i qeverisë u kujdes që të thoshte se ky moment është mjaft i rëndësishëm për të, pasi është hera e parë pas shumë vitesh që ka lëvizur në një shtet tjetër, jo si kryeministër i Shqipërisë, por si një artit.
Në çelje të ekspozitës, kryeministri Rama ka folur për audiencën, teksa ka falënderuar ministrin e Jashtëm grek Nikos Dendias, kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis dhe organizatorët e eventit.
“Do të doja të flisja disa fjalë greqisht për t’ju adresuar kësaj audience të bukur. Jam shumë mirënjohës për këtë mikrpritje mbresëlënëse dhe për këtë event special. Është hera e parë që vizitoj një shtet si kryeministër që nuk kam në çantën time vetëm shënimet e mia, por edhe artin tim. Kur vizatoj në zyrën time, nuk mendoj se çfarë po bëj me duart e mia, por lejoj sytë e mi të veprojë ndërsa koka është tërësisht e përqendruar në temat që po diskutoj me bashkëpunëtorët e mia ose vendime që duhet të marr. Është krenari që më pritët në këtë pallat që ka një histori të jashtëzakonshme. Nuk mendoj që arti ka nevojë të përkthehet, arti flet vetë. Arti nuk është për t’u treguar njerëzve çfarë shohin, por për t’u treguar çfarë ata nuk shohin”, tha Rama.
Rama e cilësoi veten “artisti më i mirë mes të gjithë kryeministrave”, ndërsa tregoi se ekspozita është një version i zyrës së tij në Kryeministri.
“Kur vizatoj në zyrën time, nuk mendoj se çfarë po bëj me duart e mia, por lejoj sytë e mi të veprojë ndërsa koka është tërësisht e përqendruar në temat që po diskutoj me bashkëpunëtorët e mia ose vendime që duhet të marr”, tha ai.
Në fund të fjalës së tij, Rama falënderoi bashkëshorten Linda Rama, teksa nuk i kurseu një batutë.
Mes batutash, ai u shpreh se “garën si artist mes nesh e ka fituar ajo, pasi ka krijuar Zahon, që është një kryevepër”.
Në ditën e fundit të vizitës, më 21 mars, Rama do të marrë pjesë edhe në forumin ekonomik të Delfit.
Bravo sepse kryeministrat me metrin e artistit maten kudo neper bote.
PërgjigjuKy artin e perdorë për politika tradhtie kombëtare, sepse tani e shifni se prap ia fut thikèn pas shpine Kosovës duke e mbrojtur serbin fashiste. Greqia ështé shumë afër për ta njohur Kosovën e ky tradhtar hap ”ekspozit ” për ta pengar Greqis në njohjen e shtetit TË Kosovës.
PërgjigjuI zoti jo vetem ne politike por dhe artist ,vlera qe jo cdokush i ka
Përgjigjunje artist i vertet je z.Rama.
PërgjigjuKy është nje m…i vertet!
suksese
PërgjigjuMos harro me taku edhe skdhevrite shqiptare a tje ne greqi
PërgjigjuHahaha te shkretet