Është hapur sot sporteli i parë unik për fermerët në Fier, një one stop shërbimi dhe informacioni për fermerët. Sporteli do të ofrojë për fermerët shërbimin e aplikimit për grante dhe subvencione me fondet buxhetore, si dhe këshillim për plane biznesi. Në inagurimin e sportelit mori pjesë edhe kryeministri Rama, i shoqëruar nga ministri i Bujqësisë, Niko Peleshi.
Kryeministri Rama thotë se, “Do të ndryshojë rrënjësisht edhe raportin me fermerët për ti dhënë gjithë transparencën dhe mbështetjen e nevojshme, do ndryshoj rrënjësisht edhe qasjen te mënyra se si janë ndërtuar skemat e reja”.
Brenda këtij muaji pritet të miratohet skema e re e mbështetjes për fermerët. Kjo skemë pritet të të eleminojë sorrollatjet e fermerëve për të përfituar shërbime, grante dhe suvendcione. Këto shëbrime do të përfitohen duke aplikuar online.
Redaksia Online
A.Gj/Shqiptarja.com

VIDEO






