Kryeministri Edi Rama ka sulmuar kryetarin e Partisë Mundësia, deputetin Agron Shehaj, duke thënë se përdor Call Centerat e tij për të goditur faqet e kundërshtarëve dhe për të marrë like e klikime.
Komentet Rama i bëri nga Fieri, ku foli edhe për protestat që kundërshtojnë investimin në Zvërnec. Duke e quajtur Shehajn ‘ballist’, Rama tha se ai nuk di të lidhë 7 fjalë bashkë.
Rama ‘thumboi’ gjithashtu nga Fieri edhe kreun e Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori dhe kreun e Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj, duke thënë se ata dezinformojnë publikun për ‘Zvërnecin’.
“Pse nuk proteston Vlora? Se në fund të fundit Zvërneci është i Vlorës. Pse nuk del Vlora? Dhe kur them duhet të dilte Vlora, nuk e kam për ballistët e mbetur në Vlorë. Se edhe një ballist që kishit, që lidh 7 fjalë bashkë, e sollët në Parlament në Tiranë. Që punon me Call Centera për të marrë like dhe që ata që ka nëpër Call Centera i shtyn vetëm për të sulmuar dhe mbytur me helm faqet e kundërshtarëve. Puna e tij, le ta bëjë. Tani do dëgjojmë këta Qorrallapajt dhe Llapaqorrët ne?”, tha mes të tjerash Rama.
Lajmi kryesor:
35-vjetori i themelimit të PS Fier, kryeministri Rama: Shqipëria sot në epiqendër të një sërë përplasjesh! Sot shqetësohen për flamingot, por dje këtu bëhej turizëm gjuetie me çifte


