Rama takohet me Presidentin gjerman, Frank-Walter Steinmeier

Në vijim të vizitës zyrtare, Kryeministri Rama u takua sot në Berlin me Presidentin gjerman Frank Walter Steinmeier, në Presidencën Federale, me të cilin zhvilloi një takim kokë më kokë, që u pasua nga takimi mes dy delegacioneve.

Kryeministri Rama dhe Presidenti Steinmeier vlerësuan marrëdhëniet shumë të mira që ekzistojnë mes dy vendeve dhe shprehën angazhimin e përbashkët për thellimin e tyre të mëtejshëm. Bashkebiseduesit dakordësuan vijimin e bashkëpunimit mes Gjermanisë dhe Shqipërisë, në fusha me interes të ndërsjellë.

Biseda u përqëndrua në integrimin europian të Shqipërisë me theks të veçantë në rolin mbështetës që Gjermania ka luajtur dhe vijon të luajë në këtë drejtim. Po ashtu, aktualiteti në Ukrainë dhe ngjarjet më të fundit që prodhoi agresioni i Rusisë atje ishin një prej temave kryesore të bisedës.


Lajmi kryesor:

Rama në Gjermani! Kancelari: Rijetëzim Procesit të Berlinit, zhvillon ekonominë e rajonit! Kryeministri: Në qershor presim negociatat, nëse jo kërkojmë ndarjen nga Maqedonia e Veriut


Ora 18:07
Rama takohet me Presidentin gjerman, Frank-Walter Steinmeier
  • SI.E./Sh.Sh/Shqiptarja.com
    • Sondazhi i ditës:

      Si ka qene per ju viti 2024?



    ×

    Lajmi i fundit

    Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

    Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave