Rama takon deputetët e veriut,
Nikolla koordinatore e Lezhë-Dibë

Rama takon deputetët e veriut,<br />Nikolla koordinatore e Lezhë-Dibë
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka mbledhur dje deputetët e 4 qarqeve të veriut për të prezantuar skemën e re të organizimeve në rajone dhe për të caktuar koordinatorët e tyre. Kështu, qarqet Kukës dhe Shkodër, do të funksionojnë  si një rajon i vetëm, dhe do të koordinohen nga ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati. Dy qarqet e tjera, Lezhë dhe Dibër, do të jenë një rajon më vete, i cili do të drejtohet nga ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla.

Këta koordinatorë u shtohen atyre të 4 rajoneve të tjera dhe përbëjnë 6 personat me përgjegjësinë më të lartë elektorale dhe partiake pas z. Rama e Z. Ruçi. Kështu, rajoni Tiranë-Durrës, do të koordinohet nga ministri i Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri, ndërsa rajoni Elbasan-Korçë do të drejtohen nga deputeti i qarkut të Elbasanit, Taulant Balla. Rajoni Vlorë-Gjirokastër ka koordinator deputetin Koço Kokëdhima, ndërsa rajoni Berat-Fier, ministrin e Mirëqenies Sociale, Bledi Klosi. Kreu i PS-së, Edi Rama do të jetë përgjegjës për 3 rajonet e veriut, ndërsa kryetari i Asamblesë, Gramoz Ruçi do të jetë përgjegjës për 3 rajonet e jugut. Këta 6 koordinatorë do të jenë përgjegjës për mirëqeverisjen e rajonit dhe për marrëdhëniet me strukturat e partisë. Në këtë mënyrë, së bashku me deputetët, drejtuesit e pushtetit vendor dhe kryetarët e degëve të PS-së, këta koordinatorë do të përcaktojnë sasinë e investimeve, orientimin e tyre si dhe shërbimeve qeveritare sipas nevojave të zonës.

Po ashtu, edhe emërimet në administratë, punësimet dhe shpërndarja e pushtetit do të bëhet nën koordiminin e këtyre 6 personave, që me këtë skemë, janë konfirmuar si më të besuarit e kryetarit të partisë. Përmes kësaj skeme, PS synon të përmirësojë qeverisjen, në kuptimin e investimeve sipas nevojave specifike që këta koordinatorë së bashku me grupet e tyre të punës do të evidentojë. Po ashtu, shpërndarja e burimeve njerëzore të bazës së PS-së, në pozicione drejtuese në administratë të bëhet më u koordinuar, dhe jo të lihet në dorë të drejtuesve lokalë të partisë. Kjo strukturë e re është një parapërgatitje për zgjedhjet e vitit 2017, rrugë e cila do të kalojë në disa faza të tjera të riorganizimit të Partisë Socialiste. Detyra e parë e koordinatorëve është rifreskimi i anëtarësisë së PS-së, detyrë kjo e lënë në mbledhjen e fundit të Asamblesë së PS-së gjatë korrikut të këtij viti. Më pas do të kalohet në zgjedhje të reja të strukturave të PS-së nëpër rrethe, ku nën kujdesin e këtyre 6 koordinatorëve, do të zgjidhen 61 kryetarë të rinj të degëve të partisë.

Sipas strukturës së re të PS-së, do të ketë degë partie për çdo bashki, sipas ndarjes së re territoriale, dhe nuk do të ketë degë nëpër ish-komuna. Më pas këto struktura do të organizohen në nivel qarku, për të zgjedhur asamblenë e qarkut. Më pas këta 6 koordinatorë, në bashkëpunim me grupin e punës për ndryshime statusore, do të nisin debatin në bazë për këto ndryshime. Më pas do të zgjidhen delegatët për në Kongresin Kombëtar të PS-së, i cili do të mbahet në janarin e vitit të ardhshëm, për të votuar këto ndryshime.  Synimi i anëtarësisë së re të PS-së, sipas kryeministrit Edi Rama, do të jetë për të arritur numrin 150 mijë. Ai ka kërkuar pastrimin e anëtarësisë nga emrave jo aktivë, si dhe pasurimin e saj me sa më shumë të rinj, gra e vajza. Kjo anëtarësi do të përfaqësohet në kongres me 1 delegat për 100 anëtarë. Ndryshim përbëjnë përfaqësuesit e PS-së për anëtarësinë në diasporë. Ata do të zgjedhin një delegat për 200 anëtarë partie.
 
Koordinatorët
6 koordinatorë rajonesh, secili përgjegjës për dy qarqe, do të drejtojnë strukturat e PS-së, dhe së bashku me deputetët, do të shpërndajnë investimet dhe do të  jenë përgjegjës për emërimet.
 
Strukturimi
Partia Socialiste do të kryejë në shtator rifreskimin e anëtarësisë së saj, madje duke e dixhitalizuar atë, dhe më pas do të zgjedhë kryetarët e rinj sipas 61 degëve. 
 
 
Ndarja
Koordinatorët sipas rajoneve
Rajoni Tiranë-Durrës       Saimir Tahiri
Rajoni Elbasan-Korçë       Taulant Balla
Rajoni Vlorë-Gjirokastër   Koço Kokëdhima
Rajoni Berat-Fier          Bledi Klosi
Rajoni Shkodër-Kukës       Ditmir Bushati
Rajoni Lezhë-Dibër         Lindita Nikolla

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Debati në ‘Frontline’/ Baçi: Rama përdor drejtësinë për të goditur PD! I kthehet Lita: Gjyqtarët që dënuan Salianjin iu dhanë vulën

Debati në ‘Frontline’/ Baçi: Rama përdor drejtësinë për të goditur PD! I kthehet Lita: Gjyqtarët që dënuan Salianjin iu dhanë vulën