VERONA-Kryeministri Rama është takuar paraditen e sotme në Verona me kryeministren e Italisë, Giorgia Meloni! Të dy liderët kanë marrë pjesë në panairin më të madh të verës në Europë, VinItaly. Ndërkohë që në bisedë ka qenë i pranishëm edhe Presidenti serb Aleksandar Vuçiç.
Shqipëria u prezantua në këtë panair nga 20 prodhuesit më të mirë të verës, të cilët ekspozuan verërat “Made in Albania”, tashmë marka të njohura në tregun ndërkombëtar ku eksportojnë prej vitesh.
Rama, Vuçiç dhe kryeministri maqedonas Kovaçevski ndodhen në Verona në kuadër të pjesëmarrjes së tre vendeve, themeluese të nismës së Ballkanit të Hapur, në panairin botëror të Verës “Vinitaly 2023”, në një prezantim të përbashkët në stendën “Wine vision by Open Balkan”. Shqipëria u prezantua me 75 etiketa vere në panairin më të madh të verërave, ku marrin pjesë mbi 4 900 prodhues të verërave nga e gjithë bota.
Panairi mbledh më të mirët në prodhimin e verërave më të mira, vreshtarëve, enologëve, somelierëve dhe tregtarëve të verërave, si dhe ekspozues të verës nga disa prej kantinat më të famshme në botë dhe synon të promovojë edhe rajonin si destinacion turistik.
Tradhtar i pështirë
PërgjigjuQenka dhe Bes Kadia !
Përgjigju