TIRANE- Do të jenë Bashkitë ato që do të kryejnë çdo procedurë për dhënien e titujve të pronësisë për tokat bujqësore, që nga matjet në terren, verifikimin e mospërputhjeve, e deri te lëshimi i tapive. Gjatë një vizite në Roskovec, Rama sqaroi se programi për dhënien e tapive do të kryhet nga Bashkitë, në të njëjtën formë si dhe procedon aktualisht ALUIZNI, që merr përsipër kryerjen e çdo procedurë, nga matjet në terren, te rakordimi me hipotekat e institucionet e tjera, e deri te dhënia e tapive për ndërtimet pa leje. “Po ashtu po kaq e rëndësishme sa legalizimi, por që nuk ka të bëjë me shtëpinë por me tokën, është se ne po bëjmë gati një program të ri për të trajtuar titujt e pronësisë në fshat. Këtë program, ne do ta çojmë përpara me kryetarët e bashkive dhe bashkitë e reja. Është një program që është rezultat i drejtpërdrejtë i reformës administrative, që krijoji dhe bashkinë re të Roskovecit. Të njëjtën gjë që bëjmë me ALUIZNI-n për shtëpitë, do të bëjmë me bashkitë për tokën bujqësore”, tha Rama.
Procedurat
Kryeministri Edi Rama tha se programi parashikon ngritjen në bashki të ekipeve teknike që do të bëjnë të mundur kryerjen e të gjitha hallkave të procesit nga vetë njësitë vendore.
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 22 Nentor 2015
Redaksia Online
(e.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Procedurat
Kryeministri Edi Rama tha se programi parashikon ngritjen në bashki të ekipeve teknike që do të bëjnë të mundur kryerjen e të gjitha hallkave të procesit nga vetë njësitë vendore.
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 22 Nentor 2015
Redaksia Online
(e.m/shqiptarja.com)










